Македонски   English   Shqip  


 

SI TË BËHENI PERSON I SIGURUAR

SIGURIMI SHËNDETËSOR I DETYRUESHËM 
 Me ligjin për sigurim shëndetësor rregullohet  sigurimi shëndetësor i qytetarëve, të drejtat dhe obligimet e sigurimit shëndetësor, si dhe mënyra e kryerjes së sigurimit shëndetësor.
Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm është themeluar për të gjithë qytetarët e R. së Maqedonisë, me qëllim sigurimin e shërbimeve shëndetësore dhe kompensimeve në të holla duke u bazuar në parimet e gjithëpërfshirës, solidaritetit, barazisë dhe përdorimit efikas të mjeteve nën kushtet e përcaktuara me këtë ligj.

Lajme dhe Shpallje 

(27.06.2011)
Forma/Formularë për persona të papunësuar të cilët e ndërrojnë bazën e sigurimit nga data 01.09.2011
Forma ZO-1  - për sigurim vullnetar
Forma ZO-1 – për qytetarë të pa-siguruar të RM-së

Procedura për arritjen e statusit të personit të siguruar 

1. Evidentim i të detyruarit për pagesë të kontributit
2.Përcaktimi (marrja) e statusit person i siguruar
3.Vërtetimi i statutit të personit të siguruar

EVIDENTIM I TË DETYRUARIT PËR PAGESË TË KONTRIBUTIT
 

1. Aplikimi i tatimpaguesve për pagesë të kontributit (PERSONAT JURIDIK)

Për aplikim të tatimpaguesve për pagesë të kontributit janë të nevojshme dokumentet në vijim:

Aplikimi М11, për numrin regjistrues;

Vendim nga Regjistri Qendror për regjistrim të personit juridik (d.m.th gjendjen aktuale me datë më të re);
 

2. Çregjistrimi i tatimpaguesve nga pagesa e kontributit (PERSONAT JURIDIK)

 Për çregjistrim të tatimpaguesve nga pagesa e kontributit, janë të nevojshme dokumentet në vijim:

Vendim për ndërprerje të veprimtarisë të personit juridik – nga Regjistri qendror; Vendim për largimin e personit juridik – nga Regjistri qendror;

 STATUSI I PERSONIT TË SIGURUAR (BAZA E SIGURIMIT) DHE DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

 Sipas nenit 5, paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit për sigurim shëndetësor,  ekzistojnë bazat e sigurimit shëndetësor të cilat do të përmenden në vijim. Për përcaktimin e çdo statusi individual të personit të siguruar, janë të theksuara dokumentet e nevojshme për evidentim e të siguruarve në bazë adekuate, tek njësitë rajonale.


1.  Punonjës në marrëdhënie të punës në person juridik, person i vetpunsuar, institucione, person juridik tjetër që kryen shërbime publike, organ shtetëror dhe organ i njësive të vetëqeverisjes lokale dhe qyteti i Shkupit.

 Dokumentacioni i nevojshëm:

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1);

- Aplikimi М1 për marrëdhënie të punës; 

- Identifikimi shëndetësor; 

 2. Qytetarë të RM-së të cilët janë të punësuar në territorin e Republikës së Maqedonisë në organe ndërkombëtare dhe të huaja, në organizata dhe institucione, përfaqësi diplomatike dhe konzulare të huaja, në shërbime personale të përfaqësive diplomatike dhe konzulare të huaja ose të cilët janë në shërbim personal tek të huajt, përderisa nuk është e caktuar ndryshe me marrëveshje ndërkombëtare.

Dokumentacioni i nevojshëm:

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1);

- Aplikimi М1 për marrëdhënie të punës; 

- Identifikimi shëndetësor; 
                                                                                

3. Personat e vetpunsuar.


Dokumentacioni i nevojshëm:

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1);

- Aplikimi М1 për marrëdhënie të punës; 

- Identifikimi shëndetësor; 
                                                                  
4. Bujqit individual
 

а. ) Personat fizik (aplikohet vetëm për sigurim shëndetësor);

Dokumentacioni i nevojshëm:

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 );

- Identifikimi shëndetësor;

- Certifikata e pronës ose certifikata e posedimit (jo më e vjetër se 6 muaj)  ose Vërtetim nga DHP-ja për realizim të të ardhurave nga kryerja e aktivitetit bujqësor ose Marrëveshje për qera-marrje të tokës bujqësore


б. ) Personat fizik ( aplikohet për sigurim shëndetësor dhe sigurim pensional dhe invalidor);

Dokumentacioni i nevojshëm:

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 );

- Vendim nga Fondi Pensional dhe Invalidor i Sigurimeve të Maqedonisë për vërtetimin e statusit të personit të siguruar

 

5. Personat zyrtar të bashkësive fetare, përveç anëtarëve të murgjërisë dhe murgeshave, si baza 15


Dokumentacioni i nevojshëm:

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 );

- Aplikimi М1 për marrëdhënie të punës; 

- Identifikimi shëndetësor; 
 
6. Persona përkohësisht të papunësuar të cilët pranojnë kompensim në të holla nga sigurimi në rast të papunësisë dhe personave të papunësuar të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë dhe paraqiten tek Agjensioni për punësim i Republikës së Maqedonisë, personat të cilët nuk kanë bazë tjetër të sigurimit dhe personat të cilët kërkojnë vërtetim për statusin e siguruesit


Dokumentacioni i nevojshëm:

А) persona të papunësuar me kompensim në të holla

- Aplikim për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 ) e verifikuar nga Agjensioni për punësim;

- Vendim ose vërtetim për të drejtën e verifikuar të kompensimin në të holla


Б)Personat të cilët paraqiten tek Agjensioni i Punësimit dhe në mënyrë aktive kërkojnë punë

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 );

- Identifikimi shëndetësor;

- Letër njoftimi për shqyrtim;

- Dëshmi se personi paraqitet tek Agjensioni për punësim (kopje e kartonit ose vërtetim);

- Certifikatë të lindjes (kopje) ose certifikatë të martesës;

 

7. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë të punësuar jashtë shtetit, të cilët nëse për atë kohë nuk janë detyrimisht të siguruar tek ndonjë bartës i sigurimit sipas ligjit të shtetit në të cilin janë të punësuar ose sipas ndonjë marrëveshjes ndërkombëtare, ndërsa kanë pasur vendbanim në Republikën e Maqedonisë pak para vendosjes së marrëdhënies së punës jashtë shtetit – për anëtarët e familjes të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë..


Dokumentacioni i nevojshëm:

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 );

- Identifikimi shëndetësor;

- Certifikatë të martesës, gjegjësisht certifikatë të lindjes për fëmijët


8. Përdorues të pensionit dhe kompensim të pagës sipas rregullave të sigurimit pensional dhe invalidor.


Dokumentacioni i nevojshëm:

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 )  (i verifikuar nga Fondi Pensional dhe Invalidor i Sigurimeve të Maqedonisë);

- Identifikimi shëndetësor;

- Fondi Pensional dhe Invalidor i Sigurimeve të Maqedonisë për realizimin e të drejtës për pension ose të çeqeve të pensionit

 

9. Qytetarë të Republikës së Maqedonisë të cilët pranojnë pension ose pension invalidor nga bartës të huaj të sigurimit, përderisa qëndrojnë në territor të Republikës së Maqedonisë


а.) Me konventë; Dokumentacioni i nevojshëm:

- Identifikimi shëndetësor;

- Formë dygjuhësore e dhënë nga Organi i Shtetit në të cilin realizohet e drejta e sigurimit shëndetësor;  


 б.) Pa konventë; Dokumentacioni i nevojshëm:

 - Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 ) ;

- Identifikimi shëndetësor;

- Dëshmi për shumën e pensionit të pranuar nga jashtë (prej bankës)                                                                                                       


10. Personat të cilët janë përdorues të ndihmës konstante me të holla, personat e vendosur në familje për përkujdesje dhe në institucione të kujdesit social, përdorues të kompensimit në të holla për ndihmë dhe kujdes të personave të cilët deri në moshën 18 vjeçare kanë pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror, në pajtim me parimet e kujdesit shëndetësor, në qoftë se nuk mund të sigurohen në ndonjë bazë tjetër..

Dokumentacioni i nevojshëm:

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 ) i verifikuar nga Qendra për çështje sociale;                                                                    

- Identifikimi shëndetësor;

- Vendim për ndihmë konstante në të holla nga Qendra për çështje sociale


11. Qytetarë të huaj, të cilët janë në marrëdhënie të punës ose në shërbim të personave fizik ose juridik të huaj, organizata dhe institucione ndërkombëtare ose përfaqësi të huaja diplomatike apo konzulare në territorin e Republikës së Maqedonisë, poqë se nuk është përcaktuar ndryshe me ndonjë marrëveshje ndërkombëtare.


Dokumentacioni i nevojshëm:

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 )
- Aplikimi М1 për marrëdhënie të punës;

- Identifikimi shëndetësor;

- Letërnjoftim për të huaj dhe vërtetim për qëndrim të rregullt në RM.


12. Qytetarë të huaj, të cilët gjenden në shkollim ose në specializim profesional në Republikën e Maqedonisë, poqë se nuk është përcaktuar ndryshe me ndonjë marrëveshje ndërkombëtare.
.


Dokumentacioni i nevojshëm:

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 )

- Identifikimi shëndetësor;

- Vërtetim nga Institucioni arsimor në RM, për statusin e studentit ose nxënësit;

- Letërnjoftim për të huaj dhe vërtetim për qëndrim të rregullt në RM

 

13. Personat në burgim, personat të cilët ndodhen në paraburgim (nëse nuk janë të siguruar në bazë tjetër), dhe personat e mitur të cilët janë në procedurë të marrjes së masave përmirësuese-edukative në ndonjë institucion apo shtëpi përmirësuese.


Dokumentacioni i nevojshëm:

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 ) i verifikuar nga Drejtoria e vendosjes së sanksioneve;

- Identifikimi shëndetësor


14. Pjesëmarrës të LÇK në Lëvizjen Çlirimtare Kombëtare në pjesën e Egjeut të Maqedonisë, invalidët e luftës dhe anëtarët e familjeve të ushtarëve të rënë dhe anëtarët e vdekur të LÇK-së, si dhe invalidët civil të Luftës së dytë botërore, personat e përndjekur dhe të burgosur për idetë e tyre për pavarësinë e Maqedonisë dhe shtetësisë së saj, të cilëve ai status u është vërtetuar me parime të posaçme, dhe anëtarët e familjes dhe prindërit e personave, qytetarë të Republikës së Maqedonisë, të vdekur gjatë të vdekur në luftërat gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.


Dokumentacioni i nevojshëm

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 ), nga Drejtoria për çështje luftarake

- Identifikimi shëndetësor,

-Vendim për pjesëmarrje në LÇK nga Drejtoria për çështje luftarake


15.  Qytetarët e Republikës së Maqedonisë nga neni 5 paragrafi 15 e Ligjit për sigurim shëndetësor, të cilët nuk janë të përfshirë me sigurimin shëndetësor të detyrueshëm nëpërmjet njërës nga pikat prej 1 deri në 14 të këtij neni, të cilët kërkojnë vërtetim të statusit të të siguruarit me qëllim të përdorimit të të drejtave të shërbimeve shëndetësore, të definuar në nenin 9, të Ligjit për sigurim shëndetësor.

Dokumentacioni i nevojshëm:

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 )

- Identifikimi shëndetësor;

- Certifikatë nga libri amë i të lindurve, gjegjësisht certifikatë të martesës;

- Vërtetim nga DHP-ja për realizimin e të ardhurave ( që nuk kryen të ardhura nga kryerja e aktiviteteve ose pronës);

- kopje e letërnjoftimit, me pëlqim të aplikantit;                                                                                         


Vërtetimi i statusit të personit të siguruar për ANËTARËT E FAMILJES të të siguruarit (bartësi i sigurimit)


Në bazë të nenit 9 nga Ligji për sigurim shëndetësor, me sigurimin e detyrueshëm shëndetësor të të siguruarit (bartësit të sigurimit shëndetësor), sigurohet sigurim shëndetësor i detyrueshëm edhe për anëtarët tjerë të familjes, në qoftë se nuk janë të siguruar sipas ndonjërës nga bazat e përmendura.
Si anëtarë të familjes së të siguruarit, konsiderohen: partneri martesor dhe fëmijët e lindur gjatë ose jashtë martesës, fëmijët e adoptuar dhe fëmijët e marrë për përkujdesje.


Fëmijët e të siguruarit kanë sigurim shëndetësor:

-          deri sa të kenë arritur moshën 18 vjeçare, me përjashtim nëse janë në shkollim të rregullt, por më së voni deri sa të kenë arritur moshën 26 vjeçare.

-          kur gjenden në shkollim të çrregullt, në qoftë se për shkak të natyrës së sëmundjes nuk kanë mundësi që të jenë prezent në mësim në mënyrë të rregullt dhe

-          Në qoftë se/ose bëhen të paaftë për jetesë dhe punë të pavarur në terme të parimeve të sigurimit pensional dhe invalidor, gjegjësisht të kujdesit social, nëse i siguruari i shfrytëzon – gjatë gjithë kohës derisa vijon paaftësia e tillë.


Dokumentacioni i nevojshëm

- Aplikimi për sigurim shëndetësor (Forma ZО1 )

- Dëshmi për dëshmimin e statusit të të siguruarit (certifikatë të martesës, certifikatë të lindjes, Vendim nga Qendra për punë sociale për fëmijë të adoptuar dhe fëmijë të marrë për përkujdesje ose ndonjë vendim tjetër nga ndonjë organ kompetent);

- Vërtetim për shkollim të rregullt të regjistrimit të vitit të ri akademik (për fëmijë prej 18 deri 26 vjet).

- për fëmijë të cilët janë bërë të paaftë për jetesë të pavarur – Vendim nga organ kompetent sipas parimeve të sigurimit pensional dhe invalidor, gjegjësisht të kujdesit social

 

Çregjistrimi nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm (për persona fizik)


Dokumentacioni i nevojshëm

- Çregjistrimi nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm (Forma ZО1)

- М2 çregjistrim për ndërprerje të marrëdhënies së punës

- Vërtetim tjetër nëpërmjet të cilit ndërpritet (ose humbet) baza e detyrueshmërisë

   Sigurimi shëndetësor


Evidenca e personave të siguruar

Njësia rajonale e Fondit, në bazë të të dhënave nga aplikimi - Çregjistrimi nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm (Forma ZО1), mban evidencë të personave të siguruar (baza e të dhënave të personave të siguruar)

 Lëshimi i identifikimit shëndetësor

Në bazë të aplikimit të bërë për sigurim shëndetësor(Forma ZO1) me të cilën vërtetohet statusi i të siguruarit dhe të dhënat në aplikim, njësia rajonale e Fondit lëshon Identifikimin shëndetësor.

 Për anëtarët e familjes (persona të siguruar), identifikimi shëndetësor lëshohet në bazë të aplikimit me dëshmi për statusin (certifikatë nga libri amë i lindjes së fëmijëve, gjegjësisht certifikata e martesës për partnerin bashkëshortor) ndërsa për fëmijët më të vjetër se 18 vjet dorëzohet edhe vërtetimi i shkollimit të rregullt.

 Në qoftë se vjen puna deri t ndryshimi i bazës së sigurimit, tek identifikimi shëndetësor hynë vetëm të dhënat e tatimpaguesit të ri për pagesë të kontributit, emri i subjektit, numri regjistrues dhe kodi i (para-verifikimit të identifikimit shëndetësor).


DËSHMIMI I STATUSIT TË PERSONIT TË SIGURUAR

Statusi i personit të siguruar dëshmohet me identifikimin shëndetësor dhe me vërtetimin e kontributit të paguar.

Identifikimi shëndetësor mund të përdoret vetëm me letërnjoftim, gjegjësisht identifikimit shkollor ose indeks me të cilat vërtetohet identiteti i personit të siguruar.

Fëmijët e moshuar deri në dy muaj,  kujdesin shëndetësor mund ta shfrytëzojnë edhe në bazë të identifikimit shëndetësor të ndonjërit prej prindërve.

Vërtetimet për kontributin e paguar për sigurim shëndetësor (kartonët e kaltër) i lëshon njësia rajonale e Fondit, sipas vendbanimit, gjegjësisht punës së të siguruarit, në qoftë se tatimpaguesi vazhdimisht e paguan kontributin për sigurim shëndetësor ose me vonesë prej më së shumti 60 ditëve nga skadimi i ditës së fundit të muajit për të cilin paguhet kontributi.


3.2. PËRSHKRIM I PROCEDURËS PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË SIGURIMIT SHËNDETËSOR TË DETYRUESHËM

Përshkrim i procedurës për realizimin e të drejtave të sigurimit shëndetësor të detyrueshëm
Personat e siguruar, të drejtat nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm i realizojnë me procedurë administrative në bazë të aplikikimit të kompletuar të dorëzuar me dokumentacion të dorëzuar.

Kërkesën e kompletuar me dokumentacion të dorëzuar, personi i siguruar e dorëzon tek Njësia rajonale e Fondit në të cilën është i paraqitur në sigurimin shëndetësor të detyrueshëm.

Njësia rajonale e Fondit si organ i shkallës së parë, e fillon procedurën për marrjen e vendimit me vërtetim të gjendjes faktike në bazë të kërkesës dhe dëshmive (shtojcat) ndaj kërkesës.

 Njësia rajonale Vendimin duhet ta përgatit në afat prej 30 ditëve, ndërsa, në qoftë se është e nevojshme mendimi nga komision i mjekëve të Fondit, në afat prej 45 ditëve nga dita e dorëzimit të kërkesës, dhe e njëjta duhet të dorëzohet edhe palës kërkuese.

Personi i siguruar ka të drejtë të ankohet për vendimin e organit të shkallës së parë, në afat prej 15 ditëve nga pranimi i vendimit, deri tek Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, i cili vendosën në shkallë të dytë.

Kundër vendimit final të Ministrit të Shëndetësisë, mund të realizohet një kontest administrativ para Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë.

Derisa Njësia rajonale e Fondit nuk e sjell vendimin për realizimin e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm, gjegjësisht nuk sjell vendim për refuzim të kërkesës në afatin e përcaktuar me ligj, aplikuesi i kërkesës ka të drejtë që në afat prej tre ditëve të punës pas skadimit të afatit të përcaktuar me ligj, për sjellje të vendimit, të bëjë kërkesë për marrjen e Vendimit nëpërmjet arkivit të Fondit deri te Drejtori i Fondit.

Kërkesa bëhet me formë të plotësuar – Forma e Kërkesës BD (Kërkesë për marrjen e vendimit pas kërkesës së dorëzuar për realizim të së drejtës nga sigurimi shëndetësor i detyruar) ku Drejtori i Fondit është i detyruar të sjellë Vendim në afat prej 5 ditëve.

Të gjitha format për realizimin e të drejtave nga sigurimi shëndetësor, mund ti gjeni tek sportelet e njësive rajonale dhe në ueb faqen e Fondit, ku edhe mund të merren por edhe të plotësohen në formë elektronike.

 

Procedura për realizimin e të drejtave për sigurim shëndetësor të detyrueshëm 


Të drejtat e personave të siguruar


Vendimet për realizimin e të drejtave nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm

Vërtetime për realizimin e të drejtave dhe shërbimeve nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm


Forma/Formularë për persona të siguruar


Pjesëmarrja e personave të siguruar - participimi 


A) Lirimi nga participimi


 B) Pagesa e participimit

 TË DREJTAT E PERSONAVE TË SIGURUAR

Personi i siguruar i gëzon të drejtat në vijim, të cilat rrjedhin nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm:
I. E DREJTA E KUJSESIT SHËNDETËSOR PRIMAR

II. E DREJTA E KUJDESIT SHËNDETËSOR TË VEÇANTË – KONSULTATIV
III. E DREJTA E NDIHMESËS BIOMEDICINALE PËR FERTILITET (NBF)
IV. E DREJTA E KUJDESIT SHËNDETËSOR SPITALOR
V. E DREJTA E REHABILITIMIT MEDICINAL
VI. E DREJTA E PROTEZAVE DHE PAJISJEVE TJERA ORTOPEDIKE
VII. E DREJTA E PËRDORIMIT TË SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE JASHTË SHTETIT

VIII. E DREJTA E KOMPENSIMIT NË TË HOLLA

IX. E DREJTA E KOMPENSIMIT TË HARXHIMEVE PËR BARËRA NGA LISTA E BARËRAVE
X. E DREJTA E KOMPENSIMIT TË MJETËVE PËR VENDOSJEN E MATERIALEVE STANDARDE
XI. E DREJTA E LIRIMIT NGA PARTICIPIMI NË KOSTON E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NË KUJDESIN SHËNDETËSOR TË VEÇANTË – KONSULTATIV DHE SPITALOR


 LLOJET E VENDIMEVE PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE NGA SIGURIMI SHËNDETËSOR I DETYRUESHËM

Të drejtat nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm realizohen me procedurë administrative në pajtim me nenin 31 të Ligjit për sigurim shëndetësor, në bazë të kërkesës së bërë ne formë të plotësuar, të kompletuar me dokumentacionin e caktuar (shtojcat ndaj kërkesës).  
Llojet e vendimeve për realizimin e të drejtave dhe shërbimeve nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm dhe dokumentacioni i nevojshëm

-Vendim për realizimin e së drejtës për realizimin e rehabilitimit të specializuar mjekësor si mjekim i vazhduar spitalor

Dokumentet e nevojshme janë:

Kërkesë Forma nr.1 (rehabilitimi i specializuar mjekësor); letër lëshimi nga mjekimi i kryer spitalor nga institucioni shëndetësor ku është kryer mjekimi spitalor; mendim konsultativ nga institucioni adekuat shëndetësor në të cilën është mjekuar personi i siguruar; gjetja, notimi dhe mendimi i komisionit mjekësor; identifikimi mjekësor për shqyrtim

Vërejtje: E drejta e rehabilitimit të specializuar mjekësor realizohet në afat prej 2 muaj pas mbarimit të mjekimit spitalor, gjegjësisht në afat prej gjashtë muajve pas sulmit të zemrës.

 

-Vendim për vërtetimin e të drejtës për kompensim të pagës në bazë të pushimit mjekësor (sëmundje/lëndim/kujdes)

Dokumentet e nevojshme janë:

Kërkesë Forma nr.2 (kompensim i pagës sëmundje/lëndim/kujdes); kopje e М1/М2; kontrata e punës, në qoftë se nuk mund të vërtetohet lloji i marrëdhënies së punës nga М1/М2-shi (e caktuar apo pacaktuar), ndërsa për udhëheqësit – vendim nga Regjistri Qendror; raport për ndalim të përkohshëm të punës – Forma ISR (nga mjeku i zgjedhur)-;gjetje, vlerësimi dhe mendimi i komisionit mjekësor; letra e lëshimit nga mjekimi spitalor; vërtetim për shumën e paguar të neto pagës së të siguruarit – Forma NP-1; lista e pagave për shqyrtim me kopje të deklaratës së DHP-së dhe certifikatë për pagës (deri në vendosjen e plotë të komunikimin elektronik me DHP-në); deklaratë të nostrifikuar në noter për xhirollogaritë e personit juridik dhe kopje të certifikatave të xhiro llogarive (për personat juridik me një të punësuar)


-Vendim për vërtetim të së drejtës për shfrytëzim të kompensimit të pagës në bazë të shtatzënisë, lindjes dhe amësisë

Dokumentet e nevojshme janë:

Kërkesë Forma nr.3 (kompensimi i pagës – shtatzëni, lindje dhe amësi); kopje e М1/М2; kontrata e punës, në qoftë se nuk mund të vërtetohet lloji i marrëdhënies së punës nga М1/М2-shi (e caktuar apo pacaktuar), ndërsa për udhëheqësit – vendim nga Regjistri Qendror; raport për ndalim të përkohshëm të punës – Forma ISR (nga mjeku i zgjedhur); vërtetim për shumën e paguar të neto pagës së të siguruarit – Forma NP-1; certifikatë nga libri i të lindurve për fëmijën (kopje); vendim për adoptim – adoptim nga Qendra për çështje sociale për fëmijë të adoptuar; lista e pagave për shqyrtim me kopje të deklaratës së DHP-së dhe certifikatë për pagës (deri në vendosjen e plotë të komunikimin elektronik me DHP-në); deklaratë të nostrifikuar në noter për xhirollogaritë e personit juridik dhe kopje të certifikatave të xhiro llogarive (për personat juridik me një të punësuar)


-Vendim për realizimin e të drejtës për kompensim – rimbursim të mjeteve për kosto të udhëtimit (hemodializa, ushtrime për shikim, dëgjim apo të të folurit)

Dokumentet e nevojshme janë:

Kërkesë Forma nr.4 (Kostot e udhëtimit); vërtetim për numrin e shërbimeve të kryera shëndetësore në muajin e kaluar kalendarik, i lëshuar nga institucioni shëndetësor në të cilin janë realizuar shërbimet shëndetësore; vërtetim nga institucioni shëndetësor ku është realizuar hemodializa se nuk ofrojnë udhëtim të organizuar; identifikimi shëndetësor për shqyrtim


-Vendim për realizim të së drejtës për rimbursim të mjeteve për blerjen e barërave me recetë në barnatore KSP

Dokumentet e nevojshme janë:

Kërkesë Forma nr.5 ( kompensim i barërave); recetë për barëra e përshkruar nga mjeku i zgjedhur; raport nga specialisti(nënspecialisti) ose letër lëshimi me terapi të caktuar, kur barërat përshkruhen me propozim të specialistit, gjegjësisht nënspecialistit; vërtetim nga institucioni shëndetësor me datë të aplikimit nëse bëhet fjalë për terapi ampulare; tre vërtetime për deficit të barërave nga barnatore të ndryshme; llogari fiskale dhe faturë (origjinale) nga barnatorja e cila ka lëshuar barërat; identifikimi shëndetësor për shqyrtim

-Vendim për realizim të së drejtës për rimbursim të mjeteve për blerjen e barërave nga lista spitalore

Dokumentet e nevojshme janë:

Kërkesë Forma nr.5  (kompensim i barërave); raport ose letër e lëshimit me terapi të caktuar (në pajtim me regjimin e përshkrimit të caktuar në Listën e barërave; Vërtetim nga institucioni shëndetësor për aplikimin e barërave, në pajtim me Listën e barërave,në qoftë se bëhet fjalë për barëra në formë ampulare; mendim këshillues, nëse është e nevojshme në pajtim me regjimin e përshkrimit të barërave të verifikuar në listën e barërave; llogari fiskale dhe faturë (origjinale) nga barnatorja e cila ka lëshuar barërat; identifikimi shëndetësor për shqyrtim
 
-Vendim për realizim të së drejtës për rimbursim të mjeteve për blerjen e materialeve të mjekimit spitalor (materialet e vendosura)

Dokumentet e nevojshme janë:

Kërkesë Forma nr.6 (kompensim i mjeteve të vendosura); letra e lëshimit (kopje);fatura për materialin e furnizuar me llogari fiskale, në origjinal; identifikimi shëndetësor për shqyrtim

-Vendim për lirim të mëtejshëm të pagesës së participimit (participimi në kostot e shërbimeve shëndetësore) dhe kompensim i pagesës së shumëfishtë të participimit

 Dokumentet e nevojshme janë:

Kërkesë Forma nr.7 (lirim nga participimi); vërtetim për shumë të paguar për participim në institucionin shëndetësor (llogari fiskale, fatura); letër lëshimi;  specifikacion (përllogaritje) të shërbimeve të kryera shëndetësore nga institucion adekuat shëndetësor; dëshmi për të ardhurat e përgjithshme në familjen e të siguruarit (të ardhura nga paga, pensione, kryerje të aktivitete dhe të ngjashme); certifikatë për fëmijë të lindur nga mosha 1-5 vjeçare (kopje); letërnjoftim për të siguruar mbi 65 vjeç (kopje); identifikimi shëndetësor për shqyrtim.

                                                                                                    
-Vendim për referim të mjekimit spitalor jashtë shtetit (ose për shikim kontrollues)

Dokumentet e nevojshme janë:

Kërkesë Forma nr.1 ( mjekimi jashtë shtetit – mjekimi spitalor); propozim për referim të mjekimit jashtë shtetit në klinikë adekuate; dokumentacion mjekësor gjatë kohës së mjekimit; vërtetim për kontribut të paguar për sigurim shëndetësor të detyrueshëm; identifikimi shëndetësor për shqyrtim; profaturë nga institucioni i huaj shëndetësor; pajtueshmëri për pranim nga institucioni i huaj shëndetësor; Vendim nga Ministria e punës dhe politikës sociale – qendra për çështje sociale, nëse personi i siguruar ka statusin e fëmijës me nevoja të veçanta.


-Vendim për kompensim të kostove të bëra gjatë mjekimit jashtë shtetit – rastet urgjente

Dokumentet e nevojshme janë:

Kërkesë Forma nr.3 ( mjekimi jashtë shtetit – rast urgjent); mendim nga komisioni mjekësor i FSSHM-së për urgjencën e rastit dhe kohëzgjatjes së urgjencës; dokumentacion mjekësor për realizimin e shërbimeve shëndetësore jashtë shtetit, të përkthyera tek përkthyesi zyrtar; llogari (fatura) të shërbimeve të paguara shëndetësore me letër fiskale të përkthyera tek përkthyesi zyrtar; vërtetim për kontribut të paguar për sigurim shëndetësor; identifikim shëndetësor për shqyrtim.

 

VËRTETIME PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE DHE SHËRBIMEVE NËPËRMJET FONDIT PËR SIGURIM SHËNDETËSOR TË MAQEDONISË

Llojet e vërtetimeve për realizimin e të drejtave dhe shërbimeve dhe dokumentacioni i nevojshëm për marrjen e këtyre vërtetimeve


Në bazë të evidencave që mbahen në Fondin për sigurim shëndetësor (baza e të dhënave: e personave të siguruar, tatimpaguesve të kontributit për sigurim shëndetësor të detyrueshëm, pajisje të dhëna ortopedike, kompensime të paguara etj), nëpërmjet Njësive rajonale lëshohen llojet e Vërtetimeve në vijim:

 -Përcaktim i vërtetimit për pajisje ortopedike

Dokumentet e nevojshme janë:

identifikimi shëndetësor; vërtetim për nevojën e përdorimit të pajisjes ortopedike të lëshuar nga mjeku specialist i aktivitetit adekuat; gjetje dhe mendim i komisionit mjekësor në qoftë se për pajisjen e përmendur kërkohet një mendim i tillë; vërtetim për pagesë të kontributit (kartoni i kaltër).

-Vërtetim- Forma dygjuhësore për shfrytëzimin e shërbimeve gjatë kohës së qëndrimit të përhershëm (jetesës) në ndonjë shtet, me të cilin Republika e Maqedonisë ka arritur marrëveshje për sigurim social:

në bazë të vërtetimit, anëtarët e familjes së të siguruarve aktiv, të pensionuarve dhe anëtarët e familjes së tyre, mund të shfrytëzojnë shërbime shëndetësore pa pagesë, gjatë qëndrimit të tyre të përhershëm (jetesës) në shtete me të cilët Republika e Maqedonisë la arritur marrëveshje për sigurim social.

 Dokumentet e nevojshme janë:

-       Kërkesa

-       vërtetim për çregjistrim të vendbanimit të përhershëm në Republikën e Maqedonisë, i lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme;

-       Vërtetim për qëndrim – i lëshuar nga ndonjë shtet i huaj (në rast se kërkesa për qëndrim të jetë në procedurë e sipër) ose kopje e letërnjoftimit të lëshuar nga shteti i huaj (në rast se kërkesa për qëndrim është finalizuar);

-       vërtetim për transferim të pensionit nga Fondi për PIOM-in (nuk është e detyrueshme, pensioneri ka mundësi të autorizojë person në RM për të pranuar pensionin).

-        vërtetim për pagesë të kontributit për sigurim shëndetësor të detyrueshëm.

 

- Vërtetim – formë dygjuhësore për shfrytëzim të ndihmës urgjente mjekësore pa pagesë, gjatë kohës së qëndrimit të përkohshëm jashtë shtetit


Vërtetimi lëshohet në rastet kur personi i siguruar qëndron jashtë shtetit (privatisht apo zyrtarisht).
Në bazë të vërtetimit të cilin e jep njësia rajonale e Fondit, personat e siguruar mund të shfrytëzojnë ndihmë mjekësore urgjente pa pagesë në shtetet me të cilat Republika e Maqedonisë ka arritur marrëveshje për sigurim social.

Dokumentet e nevojshme janë:

-          kërkesë nga personi i siguruar;

-          vërtetim për gjendjen shëndetësore të dhënë nga mjeku i zgjedhur (i përgjithshëm, dhe gjinekolog për femrat)

-          gjetje, notimi dhe mendimi i komisionit mjekësor të Fondit;

-          vërtetim për pagesë të kontributit;

-          dëshmi për qëndrimin e përkohshëm jashtë shtetit (vërtetim për regjistrim të rregullt të vitit shkollor, gjegjësisht regjistrimi i semestrit – gjatë shkollimit të rregullt, qëndrimit studentor dhe të ngjashme)

 

-Vërtetim për shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore të punonjësve të referuar në punë të përkohshme jashtë shtetit

Siguruesit, të cilët janë të referuar nga punëdhënësi në punë të përkohshme jashtë shtetit, mund të shfrytëzojnë shërbime shëndetësore jashtë shtetit në bazë të vërtetimit të cilin e lëshon njësia rajonale e Fondit.

Dokumentet e nevojshme janë:

-       Kërkesë nga punëdhënësi për referim të punonjësve në punë jashtë shtetit Forma nr. 2

-       vendim për referim të siguruesit në punë të përkohshme jashtë shtetit;

-       mendim mjekësor për gjendjen shëndetësore të të siguruarit, të cilin e lëshon institucioni shëndetësor i cili kryen aktivitet të mjekësisë së punës;

-       pajtueshmëri për referim të punonjësve në punë të përkohshme jashtë shtetit e lëshuar nga organi i drejtorisë kompetente për marrëdhënie të punës, gjegjësisht Ministria e Punës dhe politikës sociale (vlen vetëm për punonjësit e dërguar në punë të përkohshme në Gjermani).

-       vërtetim për pagesë të kontributit për sigurim shëndetësor

-       identifikim shëndetësor për shqyrtim


- Vërtetim për statusin e personit të siguruar (personi posedon ose nuk posedon sigurim shëndetësor)

Dokumentet e nevojshme janë:

Kërkesë nga personi i siguruar; identifikim shëndetësor ose letërnjoftim për shqyrtim


 -Vërtetim për pagesë të kontributit (kartoni e kaltër)

Dokumentet e nevojshme janë:

Dëshmi për pagesë të kontributit (deklaratë e verifikuar nga Drejtoria e të Hyrave Publike)


- Vërtetim për detyrime të pa-matura në bazë të kontributit për sigurim shëndetësor

Dokumentet e nevojshme janë:

Kërkesë nga tatimpaguesi për pagesë të kontributit - menaxhuesit (me vulë të punëdhënësit) ose personit të siguruar për çregjistrim nga shtetësia

-Vërtetim për pagesë të participimit në vitin kalendarik (deri në dorëzimin e kërkesës) dhe pjesa e mbetur për të paguar gjegjësisht të marrë pjesë në koston e shërbimeve shëndetësore

Dokumentet e nevojshme janë:

kërkesë; vërtetim për shumë të paguar të participimit në institucionin shëndetësor (llogari fiskale, faturë); letër lëshimi, dëshmi për të ardhurat totale të familjes së të siguruarit (të ardhurat nga pagat, pensionet, kryerje të aktiviteteve dhe të ngjashme); certifikatë të fëmijëve të lindur nga mosha 1-5 vjeçare (kopje); letërnjoftim për të siguruar mbi 65 vjeç (kopje); identifikim shëndetësor për shqyrtim;

 -Vërtetim për lirim të pagesës së participimit për fëmijët me nevoja të veçanta

E drejta realizohet në pajtim me nenin 34 paragrafi 1 reshti 2 nga Ligji për sigurim shëndetëso.

Dokumentet e nevojshme janë:

kërkesë; Vendim për statusin e verifikuar (kategorizim) i fëmijës me nevoja të veçanta, e lëshuar nga Qendra për çështje sociale


-Vërtetim për lirim të pagesës së participimit për përdorues të përhershëm të ndihmës në të holla, persona të vendosur në institucione për kujdes social

E drejta realizohet në bazë të nenit 34 paragrafi 1 rreshtat 3 dhe 4 të Ligjit për sigurim shëndetësor, me evidentim të lirimit në identifikimin shëndetësor të personit të siguruar –e vërtetuar me vulë.

Dokumentet e nevojshme janë:

Vendim i statusit të verifikuar nga Qendra për çështje sociale


-Vërtetim për lirim të pagesës së participimit për personat mentalisht të sëmurë, të vendosur në spitale psikiatrike dhe persona mentalisht të retarduar të cilët nuk kanë kujdes prindëror

E drejta realizohet në bazë të nenit 34 paragrafi 1 rreshtat 3 dhe 4 të Ligjit për sigurim shëndetësor, me evidentimin e lirimit në identifikimin shëndetësor të personit të siguruar –e vërtetuar me vulë.

Dokumentet e nevojshme janë:

Vendim i statusit të verifikuar nga Qendra për çështje sociale

- Vërtetim për lirim të pagesës së participimit në kostot e shërbimeve shëndetësore (participimi) për dhuruesit e gjakut të cilët kanë dhuruar gjak mbi 10 herë.

E drejta realizohet në bazë të Programit për dhurim të gjakut, me evidentimin e lirimit në identifikimin shëndetësor të personit të siguruar – e verifikuar me vulë.

Dokumentet e nevojshme janë:

Vërtetim nga Enti Republikan për transfuzion. 


- Vërtetim për kompensim të pagës – Për aplikim vjetor të tatimit ( DHP)

Dokumentet e nevojshme janë:

identifikim shëndetësor ose letërnjoftim për shqyrtim


- Vërtetim për kompensim të paguar të pagës – Përgjithshëm

Dokumentet e nevojshme janë:

identifikim shëndetësor ose letërnjoftim për shqyrtim

Mendim për realizim të së drejtës për ndihmesë biomedicinale për fertilitet (NBF)
Dokumentet e nevojshme janë:

-  Kërkesë për realizim të së drejtës për ndihmesë biomedicinale për fertilitet (NBF)-Forma 1 me shtojcat:

- identifikim shëndetësor për shqyrtim,

- kopje e letërnjoftimit,

- vërtetim për pagesë të kontributit për sigurim shëndetësor (kartoni i kaltër),

- fotokopje e certifikatës së martesës ose deklaratë për status jo martesor,

- deklaratë -Forma 4 (I-PS) dhe

-  dokumentacioni medicinal (në formë origjinale).
 

Realizimi i të drejtës për ndihmesë biomedicinale për fertilitet, rregullohet me Rregulloren e kritereve për arritjen e marrëveshjeve dhe procedurës për realizimin e të drejtës dhe mënyrën e pagesës së shërbimeve shëndetësore për ndihmesë biomedicinale për fertilitet në institucionet shëndetësore të cilët ofrojnë kujdes shëndetësor të veçantë - konsultativ. (Gazeta Zyrtare nr.97 e datës 20.07.2010)             

 

 
Kërko

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro