Македонски   English   Shqip  


 
Marreveshje per sigurim social

Me shpërbërjen e RSF të Jugosllavisë, Republika e Maqedonisë si pasardhës i saj me Ligjin Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë i pranoi si të vetat, të gjitha  marrëveshjet e vlefshme ndërkombëtare të RSF Jugosllavisë. Nga kjo vijon se Republika e Maqedonisë i pranoi të gjitha konventat (marrëveshjet) për sigurim social të lidhura nga RSF e Jugosllavisë dhe ka angazhim që vazhdimisht tju përmbahet marrëveshjeve dhe ndaj të njëjtëve ti zbatojë dispozitat e këtyre konventave.

Në kontekstin e deklaruar më parë duhet theksuar se Republika e Maqedonisë si shtet i pavarur ka lidhur marrëveshje(konventa) për sigurim social me:Austrinë, Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Malin e zi, Turqinë, Zvicrën, Bulgarinë, Gjermaninë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Çekinë, Holandën, Poloninë, Rumaninë, Danimarkën (pritet të hyjë në fuqi), Luksemburgun dhe Belgjikën.

Marrëveshjet(konventat) e kanë për qëllim, sigurimin dhe kujdesin e të drejtave nga sigurimi social gjatë referimit në punë të përkohshme në shtetin tjetër kontraktues, gjatë qëndrimit të përkohshëm në baza të tjera, si dhe gjatë qëndrimit të përhershëm e të pensionuarve dhe anëtarëve të tyre të familjes si dhe familjet e të siguruarve aktiv të dy shteteve kontraktuese. 

Përveç marrëveshjeve (konventave), janë arritur edhe marrëveshje administrative me të cilat rregullohet mënyra dhe procedura e realizimit të drejtave të përcaktuara me marrëveshjet (konventat), mënyra e llogaritjes së kostove, ndihma administrative ligjore, zbatimi i formave dygjuhësore të cilat e lehtësojnë komunikimin e ndërsjellë nëpërmjet bartësve të sigurimit social, të të siguruarve dhe të tjerë.

Duke marrë parasysh se konventat janë të arritura në periudha të ndryshme kohore dhe me shtete me sisteme të ndryshme të sigurimit social, ndërsa disa nga to edhe në kohën kur ende nuk ishte punuar për punësim të kontraktuar të bashkëqytetarëve tonë në shtetet tjera, janë pranuar parime të ndryshme gjatë arritjes së marrëveshjeve dhe ekziston jo njëtrajtshmëri e vendimeve të periudhës së rregullimit të pyetjeve individualeve nga fusha e sigurimit shëndetësor dhe megjithatë mund të dallohen disa parime kryesore në të cilën janë të bazuara marrëveshjet (konventat), dhe atë:

· trajtim i barabartë i të gjithë të siguruarve pavarësisht nëse janë të siguruar vendas apo të huaj në aspekt të respektimit të të drejtave dhe detyrimeve nga sigurimi social;

· barazi në territorin e te dy shteteve kontraktuese me qëllim të arritjes, ruajtjes dhe rivendosjen e të drejtave nga fusha e sigurimit shoqëror;

· gëzimi i të drejtave nga sigurimi shëndetësor të cilin e mbulon shteti në të cilin personi është i siguruar;

· zbatimi i rregullave ligjore për sigurim shëndetësor në shtetin kontraktues në të cilin është punësuar  punonjësi i referuar  për punësim të përkohshëm.

 
Në drejtim të sigurimit shëndetësor me vendet e Evropës Perëndimore, marrëveshjet për sigurim social kryesisht janë të vendosura në të ashtuquajturën “parim i sigurimit”, i cili nënkupton kujdes shëndetësor të barabartë të të siguruarve nga dy shtetet kontraktuese, nën kushte të njëjta dhe vëllim të njëjtë si të siguruarve vendas, me mbulesë të bartësit të autorizuar.

Me ish -Çekosllovakinë (Sllovakinë), Irlandën Veriore dhe Anglinë, konventat janë të arritura me parim të reciprocitetit, që nënkupton përdorimin e shërbimeve shëndetësore gjatë kohës së qëndrimit të të siguruarve në njërën nga shtetet kontraktuese në territor të shtetit tjetër kontraktues, me mbulesë të shtetit kontraktues në territorin e të cilit qëndrojnë.

Një grup i veçantë i konventave për sigurim shëndetësor janë konventat me Zvicrën, Suedinë, Norvegjinë dhe Danimarkën, me të cilat nuk është parashikuar e drejta e kujdesit shëndetësor e të siguruarve të tyre gjatë kohës së qëndrimit të përkohshëm në vendin tonë si dhe për anëtarët e familjeve të tyre.


Deri në fund të vitit 1994 janë arritur Konventa dhe Marrëveshje për sigurim social nga ana e ish RSFJ-së, të cilat Republika e Maqedonisë i ka trashëguar, janë Konventat me shtetet në vijim:

1)    Konventa e përgjithshme për sigurim social me Republikën e Francës, e nënshkruar më 5 janar të vitit 1950, dhe ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 1951 (Lista zyrtare e RFPJ-së - shtesa nr.4/51);

2)    Konventa me Qeverinë e Republikës Popullore të Hungarisë për rregullim të pyetjeve për sigurim social të shtetasve të tyre, e cila është arritur më 7 tetor të vitit 1957 dhe ka hyrë në fuqi më 1 korrik të vitit 1958 (Lista zyrtare e RFPJ-së - shtesa nr.8/58);

3)    Konventa për sigurim social me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën Veriore, e cila është nënshkruar më 24 maj të vitit 1958, ndërsa ka hyrë në fuqi më 1 shtator të vitit 1958 (Lista zyrtare e RFPJ-së - shtesa nr.7/58);

4)    Konventa për sigurim social me Republikën e Italisë, e cila është nënshkruar më 14 nëntor  të vitit 1957, ndërsa ka hyrë në fuqi më 12 janar të vitit 1961 (Lista zyrtare e RFPJ-së - shtesa nr.1/59);

5)     Konventa për sigurim social me Mbretërinë e Suedisë, e cila është nënshkruar më 30 mars të vitit 1978, ndërsa ka hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 1979 (Lista zyrtare e RFPJ-së - shtesa nr.12/79);

6)     Konventa për sigurim social me Mbretërinë e Norvegjisë, e cila është nënshkruar më 22 nëntor  të vitit 1974, ndërsa ka hyrë në fuqi më 1 shtator të vitit 1976 (Lista zyrtare e RFPJ-së - shtesa nr.22/75);


Këto konventa janë në fuqi deri sa të arrihen Marrëveshje të reja Bilaterale për sigurim social, nga ana e Republikës së Maqedonisë.

Ish RSF të Jugosllavisë ka arritur edhe marrëveshje të veçanta për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për përfaqësuesit diplomatik-konzularë dhe atë me Rusinë dhe Shqipërinë, dhe të njëjtat i ka trashëguar edhe Republika e Maqedonisë. 

Nga pavarësimi e këndej, Republika e Maqedonisë i rinovoi dhe arriti marrëveshje të reja bilaterale për sigurim social, me shtetet në vijim:

1.    Konventën Maqedono-Austriake për sigurim social

-          nënshkruar më 28 shkurt të vitit 1997 në Shkup

-          ratifikuar më 11 qershor të vitit 1997

-          i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.28 e datës 20 qershor të vitit 1997

-          ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 1998;

2.    Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë për sigurim social

-          nënshkruar më 9 maj të vitit 1997 në Shkup

-          ratifikuar më 9 qershor të vitit 1997

-          i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.34 e datës 18 korrik të vitit 1997

-          ka hyrë në fuqi më 1 nëntor të vitit 1997;

3.    Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë për sigurim social

-          nënshkruar më 6 qershor të vitit 1998 në Shkup

-          ratifikuar më 5 shkurt të vitit 1999

-          i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.7  të datës 10 shkurt 1999

-          ka hyrë në fuqi më 1 korrik të vitit 2000

4.    Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë për sigurim social

-          nënshkruar më 13 korrik të vitit 1998 në Ljubljanë 

-          ratifikuar më 25 shkurt të vitit 1999

-          i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.13 e datës  4 mars 1999

-          ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2001

5.    Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Konfederatës së Zvicrës për sigurim social

-          nënshkruar më 9 dhjetor të vitit 1999 në Bern

-          ratifikuar më 23 maj të vitit 2000

-          i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.44 të datës 2 qershor 2000

-          ka hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2001

6.    Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Danimarkës për sigurim social 

-          nënshkruar më 20 mars të vitit 2000 në Kopenhagë

-          ratifikuar më 9 maj të vitit 2000

-          i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.37 të datës 16 maj 2000

-          ka hyrë në fuqi më ……………

7.    Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë për sigurim social

-          nënshkruar më 29 dhjetor të vitit 2000 në Beograd

-          ratifikuar më 23 janar të vitit 2002

-          i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.13 të datës 13 shkurt 2002

-          ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2002

8.    Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë

-          nënshkruar më 6 shkurt të vitit 2003 në Sofje

-          ratifikuar më 17 prill të vitit 2003

-          i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.31 të datës 5 maj 2003

-          ka hyrë në fuqi më 1 gusht të vitit 2003

9.    Marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për sigurim social

-          nënshkruar më 8 korrik të vitit 2003 në Shkup

-          ratifikuar më 20 tetor të vitit 2003

-          i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.70 të datës 3 nëntor të vitit 2003

-          ka hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2005

10.  Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës për sigurim social

-          nënshkruar më 17 shkurt të vitit 2005 në Sarajevë

-          ratifikuar më 13 shtator të vitit 2005

-          i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.82 të datës 28 shtator 2005

-          ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2006

11.  Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Çekisë për sigurim social

-          nënshkruar më 7 tetor të vitit 2005 në Shkup

-          ratifikuar më 10 shkurt të vitit 2006

-          i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.20 të datës 17 shkurt 2006

-          ka hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 2007

12.  Marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Holandës për sigurim social

-    nënshkruar më 17 tetor të vitit 2005 në Hagë

-    ratifikuar më

-    i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.20 të datës  17 shkurt 2006

-    ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2007

13.  Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Rumanisë për sigurim social

-    nënshkruar më 27 shkurt të vitit 2006 në Bukuresht

-    ratifikuar më 28 prill të vitit 2006

-    i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.59 të datës 12 maj 2006

-    ka hyrë në fuqi më 1 mars të vitit 2008

14.  Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Polonisë për sigurim social

-    nënshkruar më 6 prill 2006 në Varshavë

-    ratifikuar më 26 shkurt të vitit 2007

-    i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.27/2007  

-    ka hyrë në fuqi më 1 korrik të vitit 2007

15.  Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Luksemburgut për sigurim social

-    nënshkruar më 28 nëntor të vitit 2006 në Luksemburg

-    ratifikuar më 2 prill të vitit 2007

-    i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.47 e datës 13 prill të vitit 2007

-    ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2009

16.  Marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Belgjisë për sigurim social

-    nënshkruar më 13 shkurt të vitit 2007 në Bruksel

-    ratifikuar më 1 qershor të vitit 2007

-    i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.74/2007  

-    ka hyrë në fuqi më 1 qershor të vitit 2009


17. Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi për sigurim social

-    nënshkruar më 22 tetor të vitit 2010 në Shkup

-    ratifikuar më 8 mars të vitit 2011

-    i shpallur në “Gazetën zyrtare të RM-së” nr.25/2011  

-    ka hyrë në fuqi më 1 gusht të vitit 2011

 

shfrytëzimi i shërbimeve shëndetësore jashtë shtetit

 

Shfrytëzimi i shërbimeve shëndetësore jashtë shtetit në raste të referimit për punë të përkohshme, me shtetet me të cilat ka marrëveshje për sigurim social

E drejta e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore jashtë shtetit në raste të referimit për punë të përkohshme realizohet në bazë të formës dygjuhësore, vërtetimit, të cilën e lëshon njësia rajonale e FSSHM-së, ku është paraqitur aplikimi për sigurim shëndetësor të detyrueshëm.

Procedura dhe dokumentet e nevojshme për lëshimin e formës dygjuhësore,vërtetimit, është e shpallur te pjesa e realizimit të të drejtave të personave të siguruar nën VII. E DREJTA PËR SHFRYTËZIM TË SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE JASHTË SHTETIT
pika B). 

Format dygjuhësore, vërtetime, për realizimin e të drejtës për shërbime shëndetësore në shtetet në vijim:

Shteti

Forma,vërtetime[1]

Austria

МK/А 1 dhe МK/А 3

Belgjika

RМ/BЕ101 dhe RМ/BЕ128

Bosnja dhe Hercegovina

RМ/BiH 1, RМ/BiH 4 ose RМ/BiH 4А

Bullgaria

RМ/RB 101 dhe RM/RB 114

Gjermania

D/RМ 101, D/RМ 111

Italia

It-7

Luksemburgu

РМ/Л 101 dhe РМ/Л 128

Polonia

RМ/PL 101 dhe RМ/PL 111

Romania

R/Ui-11

Sllovenia

RМ/SI 1 dhe RМ/SI 5

Serbia

RМ/SRJ 101 dhe RМ/SRJ 111б

Turqia

RМ/ТR 1 OSE RМ/ТR 2 dhe RМ/ТR 4

Hungaria

Ј-М-З-1

Franca

SE-21-01 dhe SE-21-04 А

Holanda

RМ/NL 111

Kroacia

RМ/HR 1 dhe RM/HR 4

Mali i Zi

RМ/SRJ 101 dhe RМ/SRJ 111б

Çekia

RМ/CЗ 101 dhe RМ/CЗ 111

 [1] Personat e siguruar në bazë të formave dhe vërtetimeve barazohen me personat e siguruar të shtetit në të cilin qëndrojnë, gjegjësisht i gëzojnë të njëjtat drejta dhe detyrime në rast të nevojës për shërbime shëndetësore.

 

shfrytëzimi i shërbimeve shëndetësore jashtë shtetit

 

Shfrytëzimi i shërbimeve shëndetësore jashtë shtetit në raste të shkollimit, trajnimit, profesionalizimit, udhëtimeve zyrtare ose private (turistik, vizita) dhe të ngjashme, me shtetet me të cilat ka marrëveshje për sigurim social


E drejta e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore jashtë shtetit në raste të shkollimit, trajnimit, profesionalizimit, udhëtimeve zyrtare ose private (turistik, vizita) realizohet në bazë të formës dygjuhësore, vërtetimit, të cilën e lëshon njësia rajonale e FSSHM-së, ku është paraqitur aplikimi për sigurim shëndetësor të detyrueshëm.
 
Procedura dhe dokumentet e nevojshme për lëshimin e formës dygjuhësore,vërtetimit, është e shpallur te pjesa e realizimit të të drejtave të personave të siguruar nën VII. E DREJTA PËR SHFRYTËZIM TË SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE JASHTË SHTETIT
Pika В-1).
 
Format dygjuhësore, vërtetime, për realizimin e të drejtës për shërbime shëndetësore në shtetet në vijim:


Shteti

Forma, vërtetime[1]

Austria

МK/А 3

Belgjika

RМ/BЕ111

Bosnja dhe Hercegovina

RМ/BiH 3

Bullgaria

RМ/RB 114

Gjermania

D/RМ 111

Italia

It-7

Luksemburgu

RМ/L 101 и RM/L 128

Romania

R/Ui-11

Sllovenia

RМ/SI 3

Serbia

RМ/SRJ 111

Turqia

RМ/ТR 4

Hungaria

Ј-М-З-1

Franca

SE-21-04 А

Holanda

RМ/NL 111

Kroacia

RМ/HR 3

Mali i Zi

RМ/SRJ 111

Çekia

RМ/CZ 111



[*] Personat e siguruar në bazë të formave dhe vërtetimeve barazohen me personat e siguruar të shtetit në të cilin qëndrojnë, gjegjësisht i gëzojnë të njëjtat drejta dhe detyrime në rast të nevojës për shërbime shëndetësore. 

 

 

 

 

shfrytëzimi i shërbimeve shëndetësore jashtë shtetit

 

Referim për mjekim spitalor jashtë shtetit (vendim i FSSHM-së) me formë dygjuhësore

 

Nr.

Shteti

Forma

1

Austria       

MK/АZ

2

Çekia

RМ/CЗ  112

3

Franca

SЕ 21-03 а

4

Luksemburgu

RМ/L 112

5

Italia

It -8

6

Gjermania

D/RМ 112

7

Kroacia

RМ/HR 9

8

Sllovenia

RМ/SI 4

9

Mali i Zi

RМ/MNE 112

Shfrytëzimi i shërbimeve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë me shtetet me të cilat ka nënshkruar marrëveshje për sigurim social

 

 Personat të cilët janë të siguruar jashtë shtetit, gjatë kohës së qëndrimit të përkohshëm në Republikën e Maqedonisë (referim për punë të përkohshme, udhëtim zyrtar apo privat, qëndrim studentor, shkollim, trajnim profesional, bashkëpunim ndërkombëtar teknik kulturor apo shkencor dhe të ngjashme) në bazë të formave,vërtetimeve dygjuhësore mund të shfrytëzojnë shërbime shëndetësore urgjente dhe të nevojshme. Shërbimet shëndetësore mund të përdoren në të gjithë institucionet shëndetësore, të cilat kanë arritur marrëveshje me FSSHM-në, me mbulesë të bartësit të huaj të sigurimit shëndetësor.

Forma dygjuhësore,vërtetime, për realizimin e së drejtës për shërbime shëndetësore sipas shteteve:
 
 

Shtetet

Referim për punë të përkohshme [1]

Udhëtime zyrtare ose private, shkollim dhe të ngjashme [1]

Mjekimi[1]

Austria

А/МK 3

А/МK 3

А/МK Z

Belgjika

BE/RМ 128

Kartela Evropiane për sigurim shëndetësor

 

Bulgaria

RB/RМ 114

Kartela Evropiane për sigurim shëndetësor

 

Romania

R/Ui-11

R/Ui-11

 

Çekia

Kartela Evropiane për sigurim shëndetësor

Kartela Evropiane për sigurim shëndetësor

CЗ/RМ 112

Holanda

Kartela Evropiane për sigurim shëndetësor

Kartela Evropiane për sigurim shëndetësor

Franca

SE 21-04 А

SE 21-04 А

SE 21-03 А

Polonia

PL/RМ 111

PL/RМ 111

 

Luksemburgu

Kartela Evropiane për sigurim shëndetësor

Kartela Evropiane për sigurim shëndetësor

L/RМ 112

Italia

It-7

It-7

It-8

Gjermania

Kartela Evropiane për sigurim shëndetësor

Kartela Evropiane për sigurim shëndetësor

RМ/D 112

Kroacia

HR/RМ 4

HR/RМ 3

HR/RМ 9

Sllovenia

SI/RМ 5

Kartela Evropiane për sigurim shëndetësor

SI/RМ 4

Bosnja dhe Hercegovina

BiH/RМ 4 ose BiH/RМ 4А

BiH/RМ 3

 

Serbia

SRJ/RМ 111б

SRJ/RМ 111

 

Mali i Zi

SRJ/RМ 111б

SRJ/RМ 111

 

Turqia

TR/RМ 4

ТR/RМ 4

 

[1] Personat e siguruar për shërbimet e kryera shëndetësore në bazë të formave, vërtetimeve, bëjnë vetëm pagesën e participimit (barazohen me personat e siguruar të FSSHM-së)

 

 

 

 
Kërko

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro