Македонски   English   Shqip  


 

 

Të nderuar,

Fondi i Sigurimit Shëndetësor, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fellën profesionale, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bankës Botërore, zbatojnë proces që e quajtëm "Reformat në Kujdesin Primar Shëndetësor ". Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të përmirësojnë shëndetin e qytetarëve përmes përmirësimit të cilësisë kujdesit shëndetësor primar, duke siguruar kujdes të plotë parësor.

Dispozita strategjike e Fondit është që ta shndërrojë këtë proces në aktivitet të rregullt të ndjekjes, evaluimit dhe përmirësimit të kujdesit primar shëndetësor, me aktivitete të caktuara strategjike, të cilat janë në korrelacion me politikën e përgjithshme shëndetësore të shtetit, duke u përqëndruar në shëndetin e qytetarëve.

Treguesit shëndetësor tregojnë se shkalla e vdekshmërisë nga sëmundjet kronike (sëmundje kardiovaskulare, diabeti, kanceri, sëmundjet e veshkëve) në vendin tonë është 70% më e lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Fakti që Koronavirusi ka pasoja më të mëdha pikërisht te personat me gjendje kronike ekzistuese dhe sëmundje kronike, edhe një herë vërteton se të gjithë ne, si grupe interesi në sistemin shëndetësor, duhet vazhdimisht të luftojmë në përmirësimin e shëndetin qytretarëve në plan afatgjatë. Mjekët amë janë shtylla e këtyre përpjekjeve, të cilët do të jenë proces, e jo moment i kohës.

Në vazhdim të kësaj faqe, Fondi do të publikojë të gjithë dokumentet përkatëse në lidhje me kujdesin shëndetësor primar. Do të shpërndahen përgjigje të pyetjeve nga ana e mjekëve amë dhe të njëjtat do të përditësohen rregullisht.

 

Me respekt,

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 NJOFTIME                                                                                                                       

(16/07/2020)
Koncepti për ndryshimin e mënyrës së pagesës së shërbimeve shëndetësore në KPSH në kuadër të procesit të reformave të kujdesit primar shëndetësor ... më tepër
..................................................................................................................................
(16/07/2020)
Njoftim për aplikimin e listës së shifrave të shërbimeve shëndetësore ... më tepër
..................................................................................................................................
(16/07/2020)
Lista e shërbimeve në kujdesin primar shëndetësor ... më tepër
..................................................................................................................................
(16/07/2020)
Prezentim - Reforma në KPSH ... më tepër
..................................................................................................................................

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro