Македонски   English   Shqip  


 
LAJMERIME, PRES KONFERENCA PER PUBLIKUN

   Data: 14 Tetor 2016      

NJOFTIM

Aktiviteti humanitar për dhurimin e gjakut “Zemra e Fondit

Pothuajse 20% nga gjithsej 800 të punësuarit e Fondit për sigurim shëndetësor, sot u solidarizuan me aktivitetin humanitar për dhurimin e gjakut “Zemra e Fondit”. Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunimin me Institutin për mjekësi transfuzive dhe Kryqin e kuq.

Ky aktivitet humanitar zhvillohet në nivel gjithpërfshirës të Fondit për sigurim shëndetësor respektivisht, të punësuarit e të gjithë 30 njësive rajonale të Fondit sot e dëshmojnë anën e tyre humane përmes dhurimit të gjakut.

Drejtori i FSSHM-së, d-r Sasho Stefanoski informoi se aktiviteti për dhurimin e gjakut vazhdon të veprojë edhe tek 30 njësitë rajonale të Fondit dhe theksoi se numri i personave që u solidarizuan me këtë aktivitet është diku rreth 120 punonjës të Fondit.

Aktivitetet humanitare për dhurimin e gjaku, në nivel qeveritar respektivisht, nëpër të gjitha institucionet shtetërore i koordinon Fondi për sigurim shëndetësor. Qëllimi i aktivitetit është ta ngrejë vetëdijen e popullit për rëndësinë e sigurimit të gjakut në kohë, për të shpëtuar jetë njeriu dhe të shërbejë për ti inkurajuar sa më shumë njerëzit që të dhurojnë gjak, theksoi Stefanoski. Ky aktivitet organizohet për të tretën herë me radhë nëpër hapësirat e Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë

 

 

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro