Македонски   English   Shqip  


 
LAJMERIME, PRES KONFERENCA PER PUBLIKUN

 

 

Njoftim

 

Ditët e harupa të Fondit për sigurim shëndetësor

 

Nga dita e nesërme, 6 Tetor 2016, e Mërkurë, nëpër të gjitha 30 Njësitë rajonale të Fondit do të vazhdojmë me realizimin e projektit ‘Ditët e hapura për të siguruarit’. Në këtë rast, të siguruarit drejtpërdrejtë do të kenë mundësi të informohen nga të punësuarit e Fondit për të drejtat e tyre, të parashtrojnë problematikat tyre dhe njëkohësisht të informohen për mënyrën se si t’i tejkalojnë të njejtat, si dhe do mund të parashtrojnë propozime dhe ideja të cilat kanë për qëllim avansimin e punës së Fondit për sigurim shëndetësor.

 

Projekti Ditët e hapura’ është pjesë e përpjekjes së Fondit për ti informuar drejt të siguruarit që janë pjesëmarrës aktiv në procesin e krijimit të politikave, për një funksionim më të mirë të Fondit për sigurim shëndetësor.

 

Takimi me personat e siguruar është mënyrë për të kuptuar se si të siguruarit e përceptojnë punën që bëjmë ne për arsye se, të siguruarit janë udhërëfyes për atë se në çfarë duhet të kushtohet vëmendje më e madhe, dhe çfarë duhet të përmirësohet ose të thjeshtësohet gjatë procedurave operacionale.

 

Fondi i fton të gjithë të siguruarit, çdo të Enjte nga ora 10:00 – 13:00, të vijnë nëpër njësitë rajonale dhe të drejtohen për çfarëdolloj pyetje që ka të bëjë me sigurimin shëndetësor.

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro