Македонски   English   Shqip  


 
LAJMERIME, PRES KONFERENCA PER PUBLIKUN

Data: 07 Nëntor 2016

NJOFTIM

Shfrytzueshmëria e shërbimeve elektronike të Fondit për sigurim shëndetësor vazhdon të ketë trend rritës

29,064  persona të siguruar i kanë shfrytëzuar shërbimet elektronike

 

Plani strategjik i Fondit për sigurim shëndetësor i Maqedonisë është ofrimi i shërbimeve kualitative, efikase dhe të shpejta për të siguruarit, punonjësit shëndetësor dhe firmat. Për këtë qëllim, FSSHM mundësoi paketë shërbime elektronike nëpërmjet të cilave të siguruarit do mund ta shfrytëzojnë të drejtën ligjore nga shtëpitë e tyre ose nga vendet e punës respektivisht, pa ardhur nëpër sportelet e njësive rajonale të Fondit.

Nga fillimi i zbatimit të shërbimeve elektronike, të siguruarit, të punësuarit mjekësor dhe persona të autorizuar i kanë shfrytëzuar shërbimet elektronie nga shtëpitë e tyre ose vendet e punës dhe kanë parashtruar kërkesë për të realizuar ndonjë të drejtë të sigurimit shëndetësor. Në vazhdim Ju paraqesim tabelën e shërbimeve elektronike më të shfrytëzuara:

Verifikimi i paisjeve ortopedike

24.404

Kërkesa për in-vitro

1.289

Raporte për ndërprerrjen e përkohshme të punës

1.764

Propozime për vlerësimin e ndërprerrjes së përkohshme të punës

1.607

 

Shërbimi më i shfrytëzuar elektronik është verifikimi i paisjeve ortopedike të cilën e kan shfrytëzuar 24.404 persona të siguruar dhe në mënyrë elektronike i kanë dorëzuar dokumentet përmes mjekëve amë dhe mjekëve specialist.

Shërbimet elektronike cilësohen si të dobishme dhe me rëndësi të madhe pasi mundësojnë një proces transparent dhe të drejtë ashtu që i siguruari/ personi i autorizuar i firmës në çdo kohë do mund t’a ndjekë statusin e kërkesës, të kenë informatë deri ku ka arritur procedura e përpunimit të lëndës dhe në rastet kur kërkesa të jetë e miratuar do mund ta dijnë kur do të realizohet pagesa, do të kursejë në para dhe në kohë, pa qenë nevoja të shkojë nëpër sportelet e njësive rajonale të Fondit.

Me këtë rast i inkurajojmë të siguruarit, punonjësit shëndetësor dhe firmat që sa më shumë t’i shfrytëzojnë shërbimet elektronike të Fondit. Për informatë më të saktë dhe të thjeshtësuar sa i përket procedurës dhe mënyrës si duhet të shfrytëzohet shërbimi elektronik, Fondi ka pregaditur video të titruara që shërbejnë si udhëzues për shfrytëzimin e shërbimeve elektronike.

Videot  e titruara janë të shpallura në web faqen e Fondit në linkun në vazhdim:

http://www.fzo.org.mk/default.asp?ItemID=03745AB41443004A8EAB9A0105914B95

Ose në linkun e Fondit në youtube:

https://www.youtube.com/channel/UCXc5Hr1czS6RKf8-4CDFRVA

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë vazhdimisht do të angazhohet për avansimin e punës dhe komunikimin me personat e siguruar, firmat dhe të punonjësit mjekësor për të krijuar një sistem efikas dhe efektiv me qëllim që t’i kënaq pritshmëritë e personave të siguruar.

 

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro