Македонски   English   Shqip  


 
BORDI DREJTUES

 

Fondi menaxhohet nga Bordi drejtues

Bordi drejtues përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë për një periudhë katër-vjeçare, dhe atë:

 

  • një përfaqësues emërohet nga Ministria e Shëndetësisë,
  • një përfaqësues emërohet nga Ministria e Financave,
  • një përfaqësues emërohet nga Federata e Sindikatave e Maqedonisë,
  • një përfaqësues emërohet nga Oda e Tregtisë,
  • një përfaqësues emërohet nga Oda e Mjekëve e Maqedonisë dhe nga Oda Dentare e Maqedonisë,
  • një përfaqësues emërohet nga Shoqata e të pensionuarve dhe,
  • një përfaqësues emërohet nga Shoqata e konsumatorëve.

 

Bordi drejtues ka Kryetarin dhe Zv. Kryetarin e vet nga përfaqësuesit e emëruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministra e Financave, të cilët ndërrohen në bazë vjetore përgjatë mandatit të tyre.

Për anëtarë të Bordit drejtuesit, propozohen persona të cilët kanë arsim të lartë dhe përvojë të punës nga fusha e financave ose nga sistemi i organizimit të kujdesit shëndetësor dhe sigurimit shëndetësor, ku do të monitorohet procesi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve të të gjithë komuniteteve.

 


Përbërja e Bordit drejtues

 

Kryetar
• Angel Mitevski, përfaqësues nga Ministria e shëndetësisë

Zëvendës Kryetar:
• Еlena Trpkovska, përfaqësues nga Ministria e finansave

Anëtarë: 
• Prof. d-r Elizabeta Srbinovska Kostovska, përfaqësuese nga  Oda Ekonomike e Maqedonisë
• D-r Lubisha Karanfilovski, përfaqësues nga sindikata e pavarur e shëndetësisë
• D-r Josif Trajkovski, përfaqeësues nga Lidhja e Stomatologëve të Maqedonisë
• Prim. d-r Ilija Gligorov, përfaqësues i Shoqatës së pensionistëve të Maqedonisë

 

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro