Македонски   English   Shqip  


 
In Vitro Procedura - Lajmerime

In Vitro falas edhe për fëmijën e tretë dhe të katërt

Në pajtueshmëri me ndryshimet ligjore të plotfuqishme, Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë informon se nga data 13.11.2015, të gjithë të siguruarit që duan ta realizojnë të drejtën për in-vitro, janë të liruar nga pjesëmarrja e pagesës (participimi) me vlerë prej 6.000 denarë për kryerjen e shërbimeve shëndetësore për procedurën in-vitro për fëmijën e parë, të dytin, të tretin dhe të katërtit, më së shumti deri në tre tentime të dështuara. Kjo pjesëmarrje do të kompenzohet nga ana e Fondit për sigurim shëndetësor.

Risia e dytë është shfrytëzimi i të drejtës për in-vitro për fëmijën e tretë dhe të katërt gjegjësisht, për kryerjen e shërbimeve shëndetësore për procedurën e fekondimit biomjekësor të zbatuara me fekondim autolog dhe fekondim alogjeneike (jashtëtrupore).

Institucionet shëndetësore që kanë marrëveshje me Fondin në vitin 2015 për kryerjen e shërbimeve In vitro janë: Pllodnost në Manastir, DR.Organxhiski në Shtip, Gineko medika në Shkup, Re-medika në Shkup, Ultramedika në Shkup, Moja bolnica në Shkup, Axhibadem Sistina në Shkup, Kinika për gjinekologji dhe akusheri, dhe Inanna sistem (Klinika Njuborn) në Shkup.
 
Dokumentacioni i nevojshëm, udhëzimi për mënyrën e realizimit të drejtës për in-vitro dhe të gjitha informacionet tjera, janë të shpallura në web faqen zyrtare të Fondit për sigurim shëndetësor: www.fzo.org.mk

In Vitro - Dokumentet e nevojshme

Dokumentet e nevojshme për fekondimin e ndihmuar biomjekësor (in – vitro)

UDHËZIMI për të siguruarit si t’a realizojnë të drejtën për in-vitro

Përmbledhja e regulloreve të vjetra dhe të reja për procedurën in-vitro

Procedura për realizimin e të drejtës për in-vitro

UDHËZIMI ¬ për mënyrën e realizimit të së drejtës për in-vitro

Institucionet shëndetësore të autorizuara për kryerjen e procedurës së fekondimit të asistuar biomjekësor (in-vitro), burimi nga Ministria e shëndetësisë

Në pajtueshmëri me nenin 38 dhe 39 paragrafi 1 nga Ligji për fekondim të ndihmuar biomjekësor (“Gazeta Zyrtare e RM-së”, nr.37/08) Ministria e shëndetësisë u ka dhënë autorizime institucioneve shëndetësore të lartëpërmendura për t’a zbatuar procedurën In-vitro, edhe atë:

1. Fekondimin autolog

2. Fekondimin autolog jashtëtrupor

3. Fekondimin alogjeneike duke përdorur:
- spermatozoidët e dhuruar
- qelizat e vezëve të dhuruara

4. Fekondimin alogeneike jashtëtrupore duke përdorur:
- spermatozoidët e dhuruar
- qelizat e vezëve të dhuruara
- embrionet e dhuruara

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni çdo ditë pune prej 12.30 deri 16.30 në numrat e mëposhtëm të telefonit:

- Dr Biljana Piptropova Shushlevska 02 3289-011
- Dr Silvana Andov  02 3289-010
- Dr Vesna Damevska 02 3289-011
- Dr Ljubomir Gjeorgjievski 02 3289-010

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro