Македонски   English   Shqip  


 
LAJMERIME, PRES KONFERENCA PER PUBLIKUN

              NJOFTIM

Rezultate nga zbatimi i qëllimeve preventive tek mjekët amë dhe futja e objektivave të reja dyvjeçare 2016-2017

Me realizimin e projektit të Qeverisë për të parandaluar tre sëmundje kronike - kardiovaskulare, nefrologjike dhe të diabetit, mundësojmë përdorimin e drejtë dhe racional të mjeteve të Fondit, si dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore.  Fondi në bashkëpunim me mjekët e Odës së Maqedonisë dhe Shoqatën e mjekëve privatë të Maqedonisë, Shoqatën e mjekëve shqipëtar të Maqedonisë dhe aktorëve të tjerë në sistemin shëndetësor, në marrëveshjet e vitit 2014 me institucionet shëndetësore private, futi tre objektiva prioritare për parandalimin e këtyre sëmundjeve. Me qëllim kujdesin për siguruesit,

Periudha në të cilën realizohen qëllimet preventive tek mjekët amë është paraparë të realizohet për periudhë kohore prej dy viteve - 2014 dhe 2015, që të ketë kohë të mjaftueshme për tu përfshirë të gjithë të siguruarit. Janë realizuar kontrolle për të siguruarit e grupmoshës 14 - 65 vjeçare. Janë targetuar 1.300.000 sigurues prej të cilëve janë perpunuar të dhënat e 655.002 të siguruarve, respektivisht 52% e numrit të përgjithshëm të të siguruesve të targetuar.

Masat parandaluese janë objektiva për zbulimin e hershëm të tre sëmundjeve të zakonshme jo-ngjitëse, kardiovaskulare, nefrologjike dhe të diabetit, si dhe parandalimin e komplikimeve të mundshme.

Thënë me numra, njerëzit me sëmundje kronike që kanë vizituar mjekun amë në vitin 2014/2015 dhe që janë këshilluar për shëndetin e tyre, 8,6% (111.308 persona) të anketuar kanë janë të prekur me sëmundje kardiovaskulare, 0.42% (5.534 persona) janë me sëmundje nefrologjike dhe 6.9% (89,349 persona) janë me diabet. Për shkak se ky numër nuk është i vogël, Fondi realizoi projekt shtesë "Fondi kujdeset për të sëmuarit kronik" me anë të së cilit, timet e formuara në kuadër të Fondit në mënyrë telefonike i përkujtojnë të siguruarit ti realizojnë kontrollet dhe ti zbatojnë  këshillat e mjekëve për ta parandaluar përkeqësimin e shëndetit të tyre.

1.       Të siguruarit e prekur nga diabeti:

Nga gjithsejt 579.813 persona, 2,8% (16.231 persona) janë t; posa diagnostifikuar me diabet, 0,42% (3.007) janë me risk të lartë, dhe 1.503 sigurues pritet të preken me diabet. Me mbipeshë janë 14.3% (82,852 persona) të anketuar, që do të thotë se ata duhet ta redukojnë peshën trupore duke kontrolluar ushqimin, respektivisht ti redukojnë ushqimet  që përmbajnë yndyrë dhe karbohidrate.

2.       Të siguruarit me sëmundje nefrologjike

Është konstatuar rrisk i lartë i sëmundjeve nefrologjike tek 0,4% (2.600 persona) të anketuar të cilët priten të preken me identifikohen me këtë diagnozë në 10 vitet e ardhshme, dhe 1.300 persona prej tyre do të përfundojë në dializë. Tek 4,39% (28.783 persona) të anketuar, te analizat e urinës janë konstatuar proteina, që është një nga shenjat e sëmundjes nefrologjike.

3.       Të siguruarit me sëmundje kardiovaskulare

Me anë të EKG tek 3,86% (14.753 të siguruar) janë zbuluar rrahjet e paregullta të zemrës. Tek grupmosha 24-65 vjeçare, nga gjithsej 381.878 të dhëna, 35%(134.326 persona) janë me risk të lartë ndërsa në 10 vitet e fundit, 13.432 të siguruar priten të kenë pasoja fatale.

Parandalimi i tre sëmundjeve kronike jo-ngjitëse siç janë sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet nefrologjike dhe diabeti, është me rëndësi të madhe për shkak se këto janë indikator i lartë që shkaktojnë vdekshmërinë. Fondi në bashkpunim me mjekët amë nga 01.01.2016 e fillon ciklin e ri dy vjeçar për realizimin e qëllimeve parandaluese-2016 dhe 2017. 

Angazhimi ynë strategjik është që në bashkpunim me të gjitha palët e interesuara të sistemit shëndetësorë ta promovojmë dhe stimulojmë parandalimin, sepse ajo është një ndër mekanizmat më të rëndësishme për ta parandaluar avansimin e sëmundjeve. Pas analizës së të dhënave të cilat i morëm nga mjekët amë nëpërmjet softverit elektronik që e krijuam, kemi parë se këta tre sëmundje më së shpeshti paraqiten tek pacientët e grupmoshës 35 - 65 vjeçare. Andaj kemi vendosur që në aktivitetet e reja të parandalimit ,respektivisht në dy vitet e ardhshëm të fokusohemi për të siguruarit që i takojnë kësaj grupmoshe. 

Risi në cikëlin e dytë ëshë se nga 1 Shtatori 2016 do futen dy qëllime të reja në fushën e pediatrisë: 1. Zbulimi i hershëm i të pamurit, folurit dhe zërimit të dëmtuar  për fëmijët e moshës 3-6 vjeçare. 2. Zbulimi i hershëm i deformimit të boshtit kurizor për fëmijët e moshës 6-14 vjeçare.

Mjekët amë dhe mjekët pediatër do të kenë detyrë që dy vitet e ardhëshme, të siguruarit ti ftojnë të kryejnë kontroll mjekësor nëpërmjet sms porosive, me letër apo me thirje telefonike, dhe ti rekomandojnë masa preventive për ruajtjen e shëndetit.

Një segment shumë i rëndësishëm për implementimin e parandalimit është edhe mënyra e pagesës së mjekëve amë. Respektivisht, pagesa e mjeteve nga Fondi (20%) është e lidhur me realizimin e parandalimit, që njëherit është edhe mekanizëm matës për kontrollet që realizohen tek mjekët amë.

Për zbatimin e qëllimeve të parandalimit të cilat Fondi së bashku me përfaqësuesit zyrtar të mjekëve amë, ka përpiluar udhëzime për mënyrën e realizimit të masave parandaluese të cilat, së bashku me formularët janë të publikuara në web faqen zyrtare të Fondit, në pjesën Ofruesit e shërbimeve shëndetësore, nën kujdesin shëndetësorë parësor – mjekësia e përgjithshme viti 2016.

 

 

 

 

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro