Македонски   English   Shqip  


 

Përshkrim i procedurës për realizimin e të drejtave të sigurimit shëndetësor të detyrueshëm

Personat e siguruar, të drejtat nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm i realizojnë me procedurë administrative në bazë të aplikikimit të kompletuar të dorëzuar me dokumentacion të dorëzuar.
Kërkesën e kompletuar me dokumentacion të dorëzuar, personi i siguruar e dorëzon tek Njësia rajonale e Fondit në të cilën është i paraqitur në sigurimin shëndetësor të detyrueshëm.

Njësia rajonale e Fondit si organ i shkallës së parë, e fillon procedurën për marrjen e vendimit me vërtetim të gjendjes faktike në bazë të kërkesës dhe dëshmive (shtojcat) ndaj kërkesës.
Njësia rajonale Vendimin duhet ta përgatit në afat prej 30 ditëve, ndërsa, në qoftë se është e nevojshme mendimi nga komision i mjekëve të Fondit, në afat prej 45 ditëve nga dita e dorëzimit të kërkesës, dhe e njëjta duhet të dorëzohet edhe palës kërkuese.
Personi i siguruar ka të drejtë të ankohet për vendimin e organit të shkallës së parë, në afat prej 15 ditëve nga pranimi i vendimit, deri tek Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, i cili vendosën në shkallë të dytë.

Kundër vendimit final të Ministrit të Shëndetësisë, mund të realizohet një kontest administrativ para Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë.
Derisa Njësia rajonale e Fondit nuk e sjell vendimin për realizimin e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm, gjegjësisht nuk sjell vendim për refuzim të kërkesës në afatin e përcaktuar me ligj, aplikuesi i kërkesës ka të drejtë që në afat prej tre ditëve të punës pas skadimit të afatit të përcaktuar me ligj, për sjellje të vendimit, të bëjë kërkesë për marrjen e Vendimit nëpërmjet arkivit të Fondit deri te Drejtori i Fondit.
Kërkesa bëhet me formë të plotësuar – Forma e Kërkesës BD (Kërkesë për marrjen e vendimit pas kërkesës së dorëzuar për realizim të së drejtës nga sigurimi shëndetësor i detyruar) ku Drejtori i Fondit është i detyruar të sjellë Vendim në afat prej 5 ditëve.
Të gjitha format për realizimin e të drejtave nga sigurimi shëndetësor, mund ti gjeni tek sportelet e njësive rajonale dhe në ueb faqen e Fondit, ku edhe mund të merren por edhe të plotësohen në formë elektronike.

Procedura per realizimin e te drejtave te sigurimit shendetesor

1. Te drejtat e personave te siguruar

2. Vendimet per realizimin e te drejtave nga sigurimi shendetesor i detyrueshem

3. Vertetime per realizimin e te drejtave dhe sherbimeve nga sigurimi shendetesor i detyrueshem

4. Forma/Formulare per persona te siguruar

Pjesemarrja e personave te siguruar - participimi

A) Lirimi nga participimi

B) Pagesa e participimit

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro