Македонски   English   Shqip  


 
Mirsevini

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë është themeluar me Ligjin për sigurim shëndetësor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr.25/2000, 34/2000 dhe 96/2000) për zbatimin e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm, si një institucion i cili kryen veprimtari me interes publik dhe autorizime publike të përcaktuara me ligj.

Nëpërmjet Ligjit për Sigurim Shëndetësor rregullohet sigurimi shëndetësor i qytetarëve, të drejtat dhe detyrimet e sigurimit shëndetësor, si dhe mënyra e zbatimit të sigurimit shëndetësor.

Në bazë të autorizimeve të bëra në Ligj dhe në fushëveprimin e punës, Fondin menaxhohet nga Bordi i Fondit, ndërsa punët e Fondit i udhëheq Drejtori i Fondit.

Punët dhe detyrat Fondi i kryen në pajtim me Programin dhe Planit të Punës, të cilat janë miratuar në fillim të vitit. Aktivitetet e planifikimit kryhen në pajtim me proceset reformuese në sektorin e shëndetësisë, me mbështetje të Bankës Botërore, të cilat zhvillohen në drejtimet në vijim:

Reformat në kujdesin shëndetësor primar.

Reformat në kujdesin shëndetësor të veçantë-konsultativ.

Reformat në kujdesin shëndetësor spitalor.

Integrimin e Teknologjisë Informative në kujdesin shëndetësor.

Aktivitete të vazhdueshme aktuale në lidhje me Planin dhe Programin e Punës së Fondit për vitin aktual.

Fondi kryen veprimtari me interes publik si dhe implementon autorizime publike të përcaktuara me këtë ligj.

Fondi cilësohet si person juridik.

Fondi është i pavarur në punën e tij.

Selia e Fondit gjendet në Shkup.

Fondi posedon statutin e tij.

Fondi posedon xhirollogari të veçantë bankare.

 

 

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro