Македонски   English   Shqip  


 
LAJMERIME, PRES KONFERENCA PER PUBLIKUN

         Njoftim

Në lidhje me marrjen e kartelave elektronike shëndetësore  që janë të gatshme

Fondi për sigurim shëndetësor i Republikës së Maqedonisë Ju informon se prej SOT kartelat elektronike shëndetësore (KESH), për të siguruarit që kanë parashtruar kërkesë për kartelë por akoma nuk i kanë marrur, janë shpërndarë nëpër sportelet e Njësive rajonale të Fondit.

Nga dita e Hënë , 25 Janar 2016, qytetatër do të mund shkojnë dhe ti marrin kartelat elektronike shëndetësore në sportelet e Njësive rajonale, aty ku edhe e kanë bërrë kërkesën. Njëkohësisht, të punësuarit e Fondit do ti shfrytëzojnë të gjitha mjetet e komunikimit për t’i informuar qytetarët që të shkojnë e ti marrin kartelat e gatshme.

Flitet për gjithsej 106.541 kartela elektronike shëndetësore të gatshme.

Të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me KESH, të siguruarit do të mund të informohen çdo ditë pune prej orës 8:30-16:30 duke u lajmëruar në linjën telefonike pa pagesë 0800 33 222; përmes postës elektronike info@fzo.org.mk ; helpdesk@fzo.org.mk si dhe në web faqen zyrtare të Fondit, tek pjesa Sigurimi im https://moeosiguruvanje.fzo.org.mk/

Aktivizimi i kartelës realizohet menjëherë pas marrjes së kartelës nga ana e të siguruarit, në Fond ose tek mjeku amë. Gjatë shfrytëzimit të parë të KESH tek mjeku amë, i siguruari e jep numrin e identifikimit personal respektivisht, PIN numrin për shfrytëzim të mëtutjeshëm dhe sigurim të KESH.

Fondi për sigurim shëndetësor ka bërë ndryshime në Rregulloren sa i përket formës dhe përmbajtjes së kartelave elektronike shëndetësore, mënyrës së dhënies, shfrytëzimit dhe dëshmisë për kontributet e paguara të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor. Ndryshimi tjetër që ka aplikuar Fondi është se, nga data 1 Shkurt 2016 për foshnjet e posalindura e deri në moshën 3 vjeçare, nuk do të jetë e nevojshme të posedohet kartelë elektronike shëndetësore e veçantë nga shkaku se, fëmija të drejtën e sigurimit shëndetësor e realizon përmes njërit prind.

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj projekteve të planifikuara.

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro