Македонски   English   Shqip  


 
HYRJE, ISTORIJATI DHE STATUTI

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë është themeluar me Ligjin për sigurim shëndetësor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr.25/2000, 34/2000 dhe 96/2000) për zbatimin e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm, si një institucion i cili kryen veprimtari me interes publik dhe autorizime publike të përcaktuara me ligj.


Nëpërmjet Ligjit për Sigurim Shëndetësor rregullohet sigurimi shëndetësor i qytetarëve, të drejtat dhe detyrimet e sigurimit shëndetësor, si dhe mënyra e zbatimit të sigurimit shëndetësor.

Në bazë të autorizimeve të bëra në Ligj dhe në fushëveprimin e punës, Fondin menaxhohet nga Bordi i Fondit, ndërsa punët e Fondit i udhëheq Drejtori i Fondit.

Punët dhe detyrat Fondi i kryen në pajtim me Programin dhe Planit të Punës, të cilat janë miratuar në fillim të vitit. Aktivitetet e planifikimit kryhen në pajtim me proceset reformuese në sektorin e shëndetësisë, me mbështetje të Bankës Botërore, të cilat zhvillohen në drejtimet në vijim:

Reformat në kujdesin shëndetësor primar.

Reformat në kujdesin shëndetësor të veçantë-konsultativ.

Reformat në kujdesin shëndetësor spitalor.

Integrimin e Teknologjisë Informative në kujdesin shëndetësor.

Aktivitete të vazhdueshme aktuale në lidhje me Planin dhe Programin e Punës së Fondit për vitin aktual.

Fondi kryen veprimtari me interes publik si dhe implementon autorizime publike të përcaktuara me këtë ligj.

Fondi cilësohet si person juridik.

Fondi është i pavarur në punën e tij.

Selia e Fondit gjendet në Shkup.

Fondi posedon statutin e tij.

Fondi posedon xhirollogari të veçantë bankare.

ISTORIATI

Në bazë të Amendamentit 64 të Kushtetutës së kaluar, më datë 30 qershor, pushuan së punuari 35 njësitë vetëqeverisëse lokale për kujdes shëndetësor dhe SIZ i përbashkët i qytetit të Shkupit.

Në përputhje me këtë dispozitë, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, filloi me punë Fondi për Sigurim Shëndetësor, si organizatë e vetme e sigurimit në të cilën kryhet sigurimi i detyrueshëm shëndetësor mbi parimet e solidaritetit reciprok, në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë... lexo më tepër

STATUTI

Statuti i Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë … shkarko

 

 

 

 

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro