Македонски   English   Shqip  


 
LAJMERIME, PRES KONFERENCA PER PUBLIKUN

  

Data: 03 Nëntor  2016

                                                   Njoftim

Paisje ortopedike do të jepen edhe në 332 barnatore me të cilat Fondi lidhi marveshje pas shpalljes së thirjes publike

 

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë mundëson realizimin e të drejtës për paisje ortopedike duke ndarë mjete të konsiderueshme financiare, si dhe sigurimin e  406 llojeve të paisjeve ortopedike, respektivisht 1210 paisje ortopedike prej prodhuesve të ndryshëm. Deri me 31 tetor 2016 FSSHM ka nënshkruar marrëveshje me 31 shtëpi ortopedike nëpër teritorrin e Maqedonisë, të cilat kanë rrjet me 111 shitore të specializuara. Mjetet financiare që i parasheh Fondi për paisjet ortopedike ndër vite shënojnë rritje kështu që në vitin 2016 janë paraparë 550 milion denarë.

 

Fondi në mënyrë permanente zbaton kontrolle mbi punën e institucioneve shëndetësore publike dhe private që kanë marrëveshje aktive me Fondin. Nga kontrolli që u është bërë shtëpive ortopedike me të cilët Fondi ka marveshje, si dhe nga kontrolli i kryqëzuar nga sistemit elektronik, Fondi vërtetoi se në 6 shtëpi ortopedike ka paregullsi gjatë procesit të punës dhe shkelje të marrëveshjes me Fondin..

Nga kontrolli i caktuar, në pajtim me detyrimet e marveshjes, Fondi me 31.10.2016 ndërpreu kontrata me 6-të shtëpitë ortoedike tek të cilat u vërtetuan paregullsi gjatë punës. Me qëllimin që të siguruarit në kontinuitet të furnizohen me paisje ortopedike, Fondi vendosi që ta zgjeroj rrjetin e shpërndarjes  me furnizues të paisjeve ortopedike.

 

Në pajtim me, Ligjin për barna dhe paisje mjekësore, si  dhe Rregulloren e paisjeve ortopedike të Fondit për sigurim shëndetsor, me 7 Shtator  Fondi shpalli thirje publike për të lidhur marrëveshje (për dhënien e paisjeve ortopedike) me Barnatoret dhe shtëpitë ortopedike që nuk kanë pasur marrëveshje me Fondin.

 

Me kënaqësi Ju informojmë se pas përfundimit të Shpalljes publike, Fondi nënshkruajti marrëveshje me 91 subjekte juridike që kanë 332 njësi pune (pika të shitjes) nëpër territorin e Maqedonisë, për disa lloje të paisjeve ortopedike. Deri më tani shtëpia ortopedike më e madhe kishte vetëm 16 filiale në 14 qytete, ndërsa tani  disponueshmëri të e paisjeve ortopedike do të ketë  nëpër të gjitha qytet e Maqedonisë. Nëse marrim shembullin e pelenave për personat e palëvizshëm me sëmundje serioze, e cila është paisje më e përdorur, të siguruarit që jetojnë nëpër vendbanimet më të vogla kanë qenë te detyrueshëm që në çdo muaj të udhëtojnë në qytetin fqinjë për tu furnizuar me pelena, ndërsa prej tani, do të mund të furnizohen prej barnatores në qytetin ku jeton. Në këtë mënyrë Fondi e ka zgjedhur problemin e shpërndarjes së paisjeve ortopedike nëpër venbanimet më të vogla. Deri më tani të siguruarit paisjet i kanë marur në 14 qytet, kurse tani pas lidhjes se kontratave të reja me Institucionet shendetësore Barnatoret, do të munden të furnizohen me paisje ortopedike në 29 qytet edhe atë: Berovë, Manastir, Makedonski Brod, Valandovë, Veles, Vinicë, Gjevgjeli, Gostivar, Dibër, Delcevë, Demir Hisar, Kavadar, Kërcovë, Kocan, Kratovë, Kriva Palank, Krushevë, Kumanovë, Negotino, Ohër, Prilep, Radovish, Resnjë, Sveti Nikole, Shkup, Strugë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip.

 

Marrëveshja e re posedon dispozita të cilat e përforcojnë mekanizmin e kontrollit si dhe dispozita penale që kanë për qëllim ti parandalojnë keqpërdorimet e mundshme.

 

Duhet të theksojmë se në Thirjen publike të fundit, nuk janë siguruar marrëveshje për shpërndarrjen e një pjese të vogël të paletës së paisjeve ortopedike individuale për të cilat të siguruarit kanë të drejtë në pajtim më ligjin dhe aktet nënligjore të Fondit, dhë për atë, është bërë një riorganizim në njësitë rajonale të Fondit, më të cilën të siguruarit i mundësohet  ta shfrytëzojnë të drejtën e refundimit të mjeteve për paisje ortopedike të furnizuara paraprakisht, brenda afatit kohor të një jave.  Në rast se Fondi konstaton se nevojitet ndonjë paisje ortopedike që nuk ofrohet nga subjektet juridike me të cilat ka nënshkruar marrëveshje atëherë egziston mundësia që sërisht të shpallet Thirje publike vetëm për paisjen ortopedike në fjalë.

 

 Fondi për sigurim shëndetsëor i Maqedonisë planifikon në të ardhmen e afërt të shpallë  thirje publike.

 

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë vazhdon të jetë i qëndrueshëm ndaj përpjekjeve dhe të sigurojë shërbime shëndetësore më kualitative për të siguruarit.

 

 

 

 

 

 

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro