Македонски   English   Shqip  


 
LAJMERIME, PRES KONFERENCA PER PUBLIKUN

   Data: 15 Nëntor 2016              

NJOFTIM

65.328 të siguruar me sëmundje kronike u kontaktuan nga qendra e thirjeve e FSSHM-së

Në lidhje me zbatimin e projektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ”Fondi kujdeset për personat me sëmundje kronike” Ju informojë me rezultatet më të reja nga qendra e thirjeve telefonike që u dedikohet të sëmuarve kronik, nga ana e të punësuarve të Fondit. Deri më tani janë kontaktuar gjithsej 65.328 të siguruar të prekur nga sëmundja e diabetit, sëmundja kardiovaskulare dhe sëmundja e veshkëve. Ky projekt rrjedh sipas dinamikës së planifikuar.

Nga përvoja e 10 timeve të formuara në kuadër të Fondit, me kënaqësi konstatojmë se nga 1 Tetor 2015 e deri më sot, të siguruarit e kanë pranuar si pozitive kontaktin e zhvilluar.

Sipas telefonatave të deritanishme është konstatuar se shumica e të siguruarve janë të njohur me peshën e sëmundjes që janë prekur, kanë informata themelore për terapinë që duhet t’a pranojnë, për mënyrën e të ushqyerit dhe për stilin e jetesës. Por, nuk janë evituar rastet e atilla kur të siguruarit kanë qenë të vetëdijshëm për sëmundjen që janë prekur, por nuk kanë qenë të informuar mire për pasojat që mund të hasin në qoftë se nuk e pranojnë terapinë e duhur në kohë. Megjithatë, pas shpjegimeve konkrete nga ana e të punësuarve të Fondit, të siguruarit kanë shprehur gadishmëri për përgjegjësinë që do t’a kenë ndaj rekomandimeve të mjekut dhe ndaj shëndetit.

Gjatë këtyre thirjeve të siguruarit e kanë shfrytëzuar mundësinë për t’u interesuar edhe për të drejtat tjera sa i përket sigurimit shëndetësor, dhe informatave tjera rreth shfytëzimit të shërbimeve elektronike që i ofron Fondi.

Timet e formuara me të punësuarit e Fondit u përkasin njësitë më të mëdhaja rajonale siç janë Shkupit, Tetovës, Shtipit, Manastirit, Strumicës, Velesit, Prilepit dhe Kumanovës.

 

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro