Македонски   English   Shqip  


 
SISTEMI INFORMATIV I FONDIT PER SIGURIM SHENDETESOR

Modernizim

Gjatë vitit 2013, Fondi ka filluar implementimin e dy projekte të mëdha, një projekt për të futur një zgjidhje të re softuerike në fazën e dytë dhe të tretë të centralizimit të sistemit informative të FSSHM-së – Sistemin informativ të FSSHM dhe ygjifhje softuerike për ueb portalin me çertifikatë elektronike për siguri. Projekti për fazën e dytë dhe të tretë të centralizimit të Sistemit Informativ përfshin funksione të tjera të Fondit të cilat nuk janë të mbuluara në fazën e parë, domethënë: modulet e kontabilitetit, paga për shkak të sëmundjes, e drejta për sigurim shëndetësor - rimbursimet, komisionet mjekësore, fekondimi- in vitro, evidenca nga aksidentet e trafikut, trajtimi mjekësor jashtë vendit, sigurimi për konventat dhe të tjera. Shumica e proceseve praktike janë të automatizuara, është siguruar cilësi dhe saktësi gjatë përpunimit të të dhënave dhe shkurtimin e kohës së duhur për përpunimin e të dhënave në zyrat rajonale të Fondit.

Sistemi i ri informativ i centralizuar i Fondit ështe vënë në funksion në muajit shtator të vitit 2012, si pjesë e fazës së pare të centralizimit, i cili gjatë vitit 2013 vazhdimisht është përmirësuar.  E njëjta ishte bazë për zhvillimin e shërbimeve elektronike për siguruesit, punonjësve shëndetësor dhe kompanitë. Kështu, në mesin e vitit 2013, u vendos në shërbim web portal, i cili pati intenzitet më të madh në fillim të shtatorit të vitit 2013.

Rritja e numrit të kartelave elektronike të dorëzuara mundësoi përdorimin më të madh të shërbimeve elektronike të ofruara nga Fondi. Kartela elektronike fillimisht përdoret si kartele identifikimi në sistemin informativ të Fondit.

Shërbimet elektronike

Me projektin për zgjidhje softuerike për ueb portalin, Fondi është ndër institucionet e para që implementoi shërbime elektronike për të siguruarit e saj. Me këtë, disa nga shërbimet që janë kryer në sportelet e Fondit, që tani mundet të realizohen nëpërmjet të ueb portalit të Fondit. Që nga viti 2013 ofrohen shërbimet në vijim:

Për siguruesit  - qasje në të dhënat për sigurimin personal të siguruesve dhe të anëtarëve të tyre të familjes, të dhëna rreth mjekur amë të zgjedhur për vete dhe anëtarët e familjes së tyre (anëtarët më të rrinj se 14 vjeç)

 

Për kompanitë - mundësinë e paraqitjes elektronike të të punësuarve për të cilët është zbatuar formulari M1 tek Agjensioni për punësim i Maqedonisë, regjistrimin / ç’regjistrimin elektronik të anëtarëve të tyre të familjes. Për të përdorur këtë opsion, personi i autorizuar duhet të posedojë kartelë elektronike.

 

Për institucionet shëndetësore - një mundësi për të kontrolluar vlefshmërinë e sigurimit shëndetësor për siguruesit që shfrytëzojnë shërbimet e ati institucioni.  Për herë të parë në vitin 2014, kontratat me të gjitha institucionet shëndetësore janë nënshkruar në mënyrë elektronike duke përdorur kartelën shëndetësore elektronike të personave të autorizuar nga institucionet shëndetësore.

 

Për mjekët amë të mjekësisë së përgjithshme, gjinekologji dhe stomatologji –mundësi për regjistrimin elektronik të pacientëve nëpërmjet të IL formularit, evidenca e saktë për të gjithë pacientëve të regjistruar dhe pacientëve të cilët për arsye të ndryshme bëjnë ç’regjistrim nga mjeku i tyrë amë


Të gjitha këto shërbime elektronike mundësuan heqjen e kartonave të kaltërt (për vërtetimin e sigurimit valid shëndetësor) për të gjithë të siguruarit që kanë marrë kartela elektronike, mundësuan heqjen graduale të IL formulareve gjatë regjistrimit te mjeku amë, heqja e formularëve ZO regjistrim/ç’regjistrim për të punësuarit dhe anëtarëve të tyre të familjes


 

 

 
пребарување

Buletin i portaleve Shqiptare

 

Dokumentet e nevojshme për realizimin e procedurës in-vitro