Prezantimi i e-Recetës

Воведување на еРецепт

Fondi i Sigurimit Shëndetësor, nga dita e nesërme 1 Maj, 2020 vë në funksion lëshimin e barnave pa letër, përmes recetës elektronike e-Recetë për terapi kronike për të sëmurët kronikë.

Praktikisht, kjo do të thotë se nuk ka nevojë që të sëmurët kronikë të drejtohen te mjeku amë për recetë të shkruar në formë letre. Që të mos humbasin kohën duke shkuar, pritur në ambulanta dhe duke u kthyer, përdoruesit e terapisë kronike do të duhet vetëm të kontaktojnë mjekun amë përmes telefonit dhe të marrin informacione nëse receta e tyre elektronike është krijuar. Pas kësaj, të shkojnë direkt në farmaci dhe me dokument personal të identifikimit do të jenë në gjendje të marrin ilaçet e përshkruara. Jepet mundësia, që një tjetër person të marrë terapinë në emër të tyre, nëse pacientët nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë personalisht.