Politika e privatësisë
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Maqedonisë (në tekstin e mëposhtëm Fondi) përkushtohet në mbrojtjen e privatësisë dhe integritetit të të dhënave personale me të cilat bie në kontakt gjatë funksionimit të tij.
Në këtë politikë të privatësisë janë shënuar llojet e të dhënave personale që pranohen dhe grumbullohen gjatë shfrytëzimit të ueb-faqes së Fondit (www.fzo.org.mk), si dhe disa nga hapat që Fondi i ndërmerr për mbrojtjen e tyre.
Fondi e njeh privatësinë si të rëndësishme dhe prandaj siguron mbrojtje të të dhënave personale të personave fizik të të siguruarve të Fondit si dhe për të gjithë të punësuarit, të marr në çfarëdo lloj baze, të cilat përpunohen automatikisht ose manualisht kur përdorin ndonjë nga shërbimet e Fondit.
Me kujdes lexoni Politikën e privatësisë. Shfrytëzimi juaj dhe/ose regjistrimi i cilës do pjesë nga ueb-faqja do të thotë pranimi i kësaj Politike të privatësisë. Nëse nuk bini dakord me kushtet e cituara në këtë Politikë të privatësisë, Ju lutemi mos e shfrytëzoni ueb-faqen. Kjo Politikë e privatësisë nuk përfshin informacione të mbledhura në vende të tjera, duke përfshirë, por pa u kufizuar në informacionet e mbledhura në nivel lokal dhe në ueb-faqe në të cilat janë krijuar lidhje në ueb-faqen.
Politika e privatësisë së Fondit bazohet në Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Teksti i spastruar i Ligjit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, në formë elektronike mund të gjendet në ueb-faqen e Drejtorisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale të RM-së (www.dzlp.mk).
Dispozita themelore
Të gjitha të dhënat personale nën kontroll të Fondit të marra vullnetarisht përmes ueb-faqes, nëpërmjet pëlqimit të shprehur të pronarëve të tyre, ose nga palët e treta që kanë marrë pëlqimin e pronarëve për këtë qëllim.
Të ardhurat personale nën kontroll të Fondit përdoren vetëm për qëllimin për të cilën janë grumbulluar, ndërsa nëse ka nevojë të shfrytëzohen edhe për qëllime të tjera, kjo bëhet vetëm me lejen e shqiptuar nga pronarët e tyre.
Politika e privatësisë së Fondit është shënimet që përmbajnë të dhëna personale të аnulohen/fshihen pas skadimit të afatit për ruajtjen e tyre, në përputhje me marrëveshjen ose ligjin.
Të dhënat e mbledhura automatikisht nëpërmjet ueb-faqes së Fondit shfrytëzohen vetëm për nevoja statistike dhe jo edhe për monitorimin e aktiviteteve të shfrytëzuesve individual.
Regjistrat e serverit të shënimeve (logot)
Për shkak të mbrojtjes sistematike, gjithmonë kur do ta vizitoni faqen tonë, ueb serveri ynë përkohësisht e regjistron domenin tuaj dhe IP adresën e stacionit punues, së bashku me disa të dhëna teknike lidhur me sesionin d.m.th., vizitë e ueb-faqes. Gjithashtu, në raste të caktuara do të shënojmë informacione në formë të “Cookies” në kompjuterin tuaj, me qëllim të rregullojmë vizitën e ueb faqeve sipas nevojave tuaja dhe shprehive. “Cookies” janë skedarë të vegjël që vendosen në kompjuterin e shfrytëzuesit nga ana e ueb serverit. Të gjitha informacionet që ruhen në kuadër të “Cookies” mund të shfrytëzohen vetëm për nevojat e ueb shërbimit dhe atë në mënyrë që privatësia juaj nuk do të rrezikohet. Gjatë vizitës suaj në ueb faqen e Fondit nuk do të kryejmë mbledhjen e të dhënave personale, përveç se në rastin kur vullnetarisht do t’i jepni këto informacione, për shembull, gjatë porosive elektronike, anketa, lojëra shpërblyese ose kërkesa për informacione. Të dhënat personale të cilat mblidhen gjatë kohës së vizitës suaj në ueb faqen përpunohen në pajtim me rregullat pozitive të R. së Maqedonisë.
Në rast të hulumtimit kriminel, Fondi i përmbahet ligjeve në fuqi të RM-së dhe të dhënat e mbledhura me aktivitetin e ueb-faqes janë të disponueshme në organet për zbatimin e ligjit vetëm me urdhër të vlefshëm gjyqësor, me përjashtim të rastit të keqpërdorimit të sistemit të saj informativ ose ueb-faqes, kur regjistrat e shënimeve (logot) mund të testohen dhe analizohen edhe në procedurë para hetuese.
Porosi përmes e-postës dhe komente
Kur e vizitoni ueb faqen tonë dhe kërkoni informacione nga fushëveprimi i punës së Fondit, ose lini koment, mund të kërkojmë të lini emrin dhe mbiemrin Tuaj, kompaninë, telefonin, e-postë dhe adresën. Informacionet e mbledhura i përdorim për t’u përgjigjur në përputhje me nevojat tuaja individuale dhe t’ju sigurojmë shërbim dhe mbështetje efektive. Ne i marrim të gjitha masat e nevojshme teknike dhe organizative për të parandaluar keqpërdorimin e të dhënave tuaja personale nga ana e personave të tretë.
Në të gjitha porositë Tuaja ose pyetjet të arritura përmes e-postës do Ju përgjigjemi në adresën e njëjtë elektronike. Adresa elektronike nuk do të shfrytëzohet për asnjë qëllim tjetër dhe nuk do ta shpërndajmë me asnjë palë të tretë për qëllime jashtë përgjigjes primare të Kërkesës Tuaj.