
Të nderuar punonjës shëndetësorë,
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, Fondi për Sigurim Shëndetësor ju drejton urimet më të sinqerta – juve, partnerëve tanë të çmuar në sistemin shëndetësor.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe humanizmi juaj janë thelbësorë për sigurimin e një kujdesi shëndetësor cilësor dhe të qasshëm për të gjithë të siguruarit. Së bashku ndërtojmë një sistem që mbështetet në kujdes, besim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Ju falënderojmë për kontributin tuaj të paepur dhe për angazhimin e përditshëm për një shëndet më të mirë të kombit.
Me respekt,
Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë