Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor
Me ligjin për sigurim shëndetësor rregullohet sigurimi shëndetësor i qytetarëve, të drejtat dhe obligimet e sigurimit shëndetësor, si dhe mënyra e kryerjes së sigurimit shëndetësor.
Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm është themeluar për të gjithë qytetarët e R. së Maqedonisë, me qëllim sigurimin e shërbimeve shëndetësore dhe kompensimeve në të holla duke u bazuar në parimet e gjithëpërfshirës, solidaritetit, barazisë dhe përdorimit efikas të mjeteve nën kushtet e përcaktuara me këtë ligj.