Në Fondin e Sigurimit Shëndetësor të RMV-së, sot u nënshkrua letër bashkëpunimi ndërmjet Fondit dhe Projektit të USAID-it për Partneritet kundër Korrupsionit, i cili do të zbatohet nga “Sistems Menagment International”, kompani e Tetra Tek.
Qëllimi i kësaj letre bashkëpunimi është të krijojë një bazë për prioritetet e përbashkëta që synojnë realizimin e aktiviteteve që duhet të përforcojnë sistemin për parandalimin dhe reduktimin e cenueshmërisë institucionale ndaj korrupsionit.
Me këtë, të dyja palët angazhohen për bashkëpunim të përbashkët, sigurimin e personelit dhe burimeve adekuate që do të shpërndahen siç duhet në realizimin e aktiviteteve lidhur me projektin.
Ky bashkëpunim vendos themelet për përpjekjet e përbashkëta, duke u fokusuar në fusha kyçe si kontrolli i brendshëm, ngritja e kapaciteteve për vlerësimin e rrezikut të korrupsionit, përmirësimi i proceseve të rekrutimit dhe të tjera.
Nga përfaqësuesit e Projektit të USAID-it për Partneritet kundër Korrupsionit u theksua se përmes bashkëpunimit do të ofrohet mbështetje për rritjen e transparencës financiare dhe përmirësimin e funksionalitetit të sistemit të e-shëndetit, si dhe promovimin e integritetit dhe përgjegjësisë në menaxhimin e FSSH-së gjatë vitit të ardhshëm.
Letra e bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtorët e FSSH-së, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov dhe Lorenc Held, drejtor i projektit, ndërsa hyn në fuqi nga data e nënshkrimit.
Mediat do të informohen në mënyrë transparente për rrjedhën e aktiviteteve dhe rezultatet e projektit nga të dyja palët, nënshkrues të kësaj letre bashkëpunimi.