Bordi Drejtues

Управен одбор

Fondi menaxhohet nga Bordi drejtues

Bordi drejtues përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë për një periudhë katër-vjeçare, dhe atë:

  • një përfaqësues emërohet nga Ministria e Shëndetësisë,
  • një përfaqësues emërohet nga Ministria e Financave,
  • një përfaqësues emërohet nga Federata e Sindikatave e Maqedonisë,
  • një përfaqësues emërohet nga Oda e Tregtisë,
  • një përfaqësues emërohet nga Oda e Mjekëve e Maqedonisë dhe nga Oda Dentare e Maqedonisë,
  • një përfaqësues emërohet nga Shoqata e të pensionuarve dhe,
  • një përfaqësues emërohet nga Shoqata e konsumatorëve.

Bordi drejtues ka Kryetarin dhe Zv. Kryetarin e vet nga përfaqësuesit e emëruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministra e Financave, të cilët ndërrohen në bazë vjetore përgjatë mandatit të tyre.

Për anëtarë të Bordit drejtuesit, propozohen persona të cilët kanë arsim të lartë dhe përvojë të punës nga fusha e financave ose nga sistemi i organizimit të kujdesit shëndetësor dhe sigurimit shëndetësor, ku do të monitorohet procesi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve të të gjithë komuniteteve.