
Në shpirtin e traditës dhe përgjegjësisë shoqërore, Fondi i Sigurimit Shëndetësor realizoi aksionin pranveror të dhurimit të gjakut “Zemra e Fondit” në njësinë rajonale në Manastir. Aksioni, i cili prej dymbëdhjetë vitesh është simbol i solidaritetit, këtë vit u zgjerua me qëllim që ta afrojë njerëzimin sa më pranë qytetarëve.
Me shembull personal, drejtori i përgjithshëm Branko Axhigogov mori pjesë në aksion, duke dërguar një mesazh të qartë për rëndësinë e kontributit individual për të mirën e përbashkët. Pas përfundimit të dhurimit të gjakut, z. Axhigogov së bashku me kryetarin e Komunës së Manastirit, prim. dr. Toni Konjanovski, dhanë një deklaratë për mediat dhe iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.
“Dhurimi i gjakut është një akt i vetëdijes dhe përgjegjësisë së lartë shoqërore. Ndërtimi i kulturës së solidaritetit është misioni ynë i vazhdueshëm"
- tha z. Axhigogov.
Me këtë aksion, Fondi vërteton edhe një herë se kujdesi për komunitetin nuk është një detyrim - por një vlerë që mbartet në vetvete, jetohet dhe praktikohet.