
MISIONI
FSSHM siguron të drejtën dhe shërbimet shëndetësore nga pakoja themelore e shërbimeve të siguruesve mbi parimet e gjithëpërfshirjes, solidaritetit dhe barazisë
VIZIONI
Që FSSHM të bëhet i njohur si blerës i shërbimeve shëndetësore i cili ofron administrim cilësor, në kohë, të përgjegjshëm dhe efikas të të drejtave të të siguruarve dhe shërbimeve shëndetësore për të cilat lidh marrëveshje me institucionet shëndetësore.
Për realizimin e qëllimit të tyre FSSHM fokusohet te kënaqësia e të siguruarve, ndërsa këtë e arrin me qëllimet në vijim:
- administrim efikas për realizimin e të drejtave të të siguruarve përmes sistemit të procedurave saktë të vërtetuara dhe udhëzim për punë në të gjitha segmentet e proceseve afariste
- edukim dhe trajnim i vazhdueshëm i të punësuarve, të përcjellur me matjen e rezultateve nga puna dhe vlerësimi i të punësuarve
- niveli i lartë i marrëdhënies profesionale me institucionet shëndetësore dhe me të siguruarit
- edukimi i vazhdueshëm i të siguruarve për të drejtat e tyre të sigurimit shëndetësor dhe informimi në kohë i publikut për të gjitha risitë dhe ndryshimet e rëndësishme në fushën e punës së FSSHM-së përmes përditësimit të rregullt të ueb faqes dhe mediave
- sistem i mirë i kontrollit të brendshëm dhe revizionit
- identifikimi dhe menaxhimi me rreziqet
- sigurimi i të gjitha shërbimeve shëndetësore dhe të drejtat e sigurimit shëndetësor të pakos themelore në përputhje me mjetet në dispozicion brenda dhe jashtë vendit
- financimi i të drejtave dhe shërbimet shëndetësore që i siguron Fondi në përputhje me buxhetin
- stimulimi i përdorimit racional të barnave dhe trajtimi cilësor i të siguruarve me burimet e caktuara
- modernizimi dhe centralizimi i sistemit të IT-së së FSSHM-së
- lidhje elektronike me institucionet shëndetësore për shkëmbimin e të dhënave për shërbimet e kryera shëndetësore
- vendosje e realizimit elektronik të të drejtave të siguruarve
- zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga fusha e shëndetësisë
- pjesëmarrje në përcaktimin dhe realizimin e programeve nacionale të kujdesit shëndetësor
- përmirësim i përhershëm i Sistemit të vendosur për menaxhim me cilësinë në përputhje me kërkesat e standardit ISO 9001:2008
Politika për cilësi është e disponueshme për publikun dhe paraqet obligim për të gjithë të punësuarit
Prill, 2013
Versioni në .pdf