Hyrje, Historiati dhe Statuti

fzo

Prezantimi

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë është themeluar me Ligjin për sigurim shëndetësor (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr.25/2000, 34/2000 dhe 96/2000) për zbatimin e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm, si një institucion i cili kryen veprimtari me interes publik dhe autorizime publike të përcaktuara me ligj.

Nëpërmjet Ligjit për Sigurim Shëndetësor rregullohet sigurimi shëndetësor i qytetarëve, të drejtat dhe detyrimet e sigurimit shëndetësor, si dhe mënyra e zbatimit të sigurimit shëndetësor.

Në bazë të autorizimeve të bëra në Ligj dhe në fushëveprimin e punës, Fondin menaxhohet nga Bordi i Fondit, ndërsa punët e Fondit i udhëheq Drejtori i Fondit.
Punët dhe detyrat Fondi i kryen në pajtim me Programin dhe Planit të Punës, të cilat janë miratuar në fillim të vitit. Aktivitetet e planifikimit kryhen në pajtim me proceset reformuese në sektorin e shëndetësisë, me mbështetje të Bankës Botërore, të cilat zhvillohen në drejtimet në vijim:

  • Reformat në kujdesin shëndetësor primar.
  • Reformat në kujdesin shëndetësor të veçantë-konsultativ.
  • Reformat në kujdesin shëndetësor spitalor.
  • Integrimin e Teknologjisë Informative në kujdesin shëndetësor.
  • Aktivitete të vazhdueshme aktuale në lidhje me Planin dhe Programin e Punës së Fondit për vitin aktual.
  • Fondi kryen veprimtari me interes publik si dhe implementon autorizime publike të përcaktuara me këtë ligj.
  • Fondi cilësohet si person juridik.
  • Fondi është i pavarur në punën e tij.
  • Selia e Fondit gjendet në Shkup.
  • Fondi posedon statutin e tij.
  • Fondi posedon xhirollogari të veçantë bankare.

 

Statuti i Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë(shkarko)

Historati

Në bazë të Amendamentit 64 të Kushtetutës së kaluar, më datë 30 qershor, pushuan së punuari 35 njësitë vetëqeverisëse lokale për kujdes shëndetësor dhe SIZ i përbashkët i qytetit të Shkupit.

Në përputhje me këtë dispozitë, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, filloi me punë Fondi për Sigurim Shëndetësor, si organizatë e vetme e sigurimit në të cilën kryhet sigurimi i detyrueshëm shëndetësor mbi parimet e solidaritetit reciprok, në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Në Fondin për Sigurim Shëndetësor sigurohen mjete për kujdesin shëndetësor kryesor, për rrjetin e organizatave shëndetësore dhe financimin e veprimtarisë së organizatave shëndetësore, në bazë të çmimeve të shërbimeve shëndetësore, gjegjësisht, program dhe marrëveshje për kryerjen e kujdesit shëndetësor të të siguruarve.

Në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, Fondi për Sigurim Shëndetësor, praktikisht nuk kishte asnjëfarë pavarësie edhe pse ishte e vendosur që Fondi për Sigurim Shëndetësor të ketë statusin e personit juridik. Fondi nuk posedonte statutin e vet, nuk posedonte organ të administrimit të tij, ndërsa Drejtori i Fondit, të cilin e emëronte Qeveria e Republikës së Maqedonisë, i jepte përgjegjësi Ministrisë së Shëndetësisë.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më datë 17 tetor të vitit 2000, sjelli vendimin me të cilin emëroi anëtarët e Bordit të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (“Gazeta zyrtare” nr.84/2000).

Qeveria e Republikës së Maqedonisë më datë 8 nëntor të vitit 2000, pruri vendim me të cilin emërohej ushtrues detyre – Drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë (“Gazeta zyrtare” nr. 92/2000).

Me këto vendime të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, janë plotësuar kushtet për fillimin e punës për Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë si një institucion i pavarur për zbatimin e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.

Statuti


I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 

Neni 1

Me këtë statut, në përputhje me Ligjin e Sigurimit Shëndetësor, rregullohen: veprimtaria, organizimi dhe mënyra e funksionimit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë Fondi), organet drejtuese dhe fushëveprimi i tyre, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e organeve të Fondit përfaqësimi i Fondit, procedura e zgjedhjes dhe e shkarkimit të drejtorit të Fondit, organizimi dhe kryerja e çështjeve profesionale, administrative dhe çështjeve tjera, publiku në funksionimin e Fondit dhe të organeve të tij, procedura e miratimit të akteve të Fondit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e Fondit.