Dita Botërore e SM-së: FSSHRMV është plotësisht e përkushtuar për të ofruar terapi në kohë

Dita Botërore e Sklerozës

Nën moton MS-Connections-SM-Lidhje, në organizim të Shoqatës Nacionale të SM-së, u shënua Dita Botërore e Sklerozës Multiple me qëllim mbështetjen dhe inkurajimin e personave të cilët jetojnë me SM. 

Numri i pacientëve të sapo diagnostifikuar me SM vazhdimisht po rritet sepse çdo vit diagnostifikohen 80-120 pacientë, tha Ana Karajanova Dimitrusheva, kryetare e shoqatës, e cila theksoi se për momentin 50 pacientë janë në listën e pritjes për pranimin e terapisë me efikasitet të lartë.

Mr. Kristina Hristova, drejtoreshë e Sektorit të Farmacisë në FSSHRMV, e cila foli në emër të drejtoreshës së Fondit, Mr. Magdalena Filipovska – Grashkoska, theksoi se Fondi si institucion përgjegjës në vazhdimësi kujdeset që institucionet shëndetësore të sigurojnë terapi në kohë për pacientët me SM, përmes rritjes së buxhetit, si dhe me ndarjen e mjeteve shtesë të dedikuara për terapi..   

Kompensimi kontraktues përkatësisht buxheti i ISHP KU e Neurologjisë, në vazhdimësi po rritet. Përkatësisht, në vitin 2017 arriti shumën 196.900.000 denarë, në vitin 2021 u rrit në 344.354.297 denarë, ndërsa për vitin 2022 arrin shumën 345.479.968. Përveç kësaj, Fondi përmes buxhetit të kushtëzuar siguron mjete shtesë për terapi të re, bashkëkohore dhe më efikase për pacientët me formë agresive të sklerozës multipleks, e cila e parandalon avancimin e sëmundjes dhe dukshëm e redukton invaliditetin dhe mortalitetin. Kështu në vitin 2021 janë ndarë 110.256.417, ndërsa për vitin 2022 janë parashikuar 113.912.351 për barnat për SM“, theksoi Mr. Hristova.

М-р. Кристина Христова,Директор на Сектор за фармација при ФЗОРСМ

 

 

Zëvendësministri i shëndetësisë, Doc. Dr. Vlladimir Rendevski tha se do të bëhet gjithçka, që terapia bashkëkohore të jetë e qasshme për pacientët.

“Por, më e rëndësishmja është diagnostifikimi i hershëm dhe me kohë”, tha Doc. Dr. Rendevski.

Trajtimi i pacientëve me Sklerozë multiple është një histori e suksesshme, theksoi doc. Dr. Ivan Barbov, drejtori i Klinikës Universitare i Neurologjisë. Ai theksoi se rreth 1000 pacientë, 650 pranojnë terapi të rregullt, për dallim nga shumë vende të rajonit që nuk kanë mbulim të tillë me barnat për këtë sëmundje.

Ai apeloi që të ndryshohet Lista pozitive e barnave, që të mos presin për barna nga buxheti. Në ngjarje mori pjesë zonja e parë, bashkëshortja e Presidentit të RMV-së prof. Dr. Elizabeta Gjorgievska, e cila iu uroi suksese në luftën gjatë trajtimit të pacientëve me SM.