
Drejtoresha e FSSHRMV-së, mr. Magdalena Filipovska-Grashkoska, sot (16.06.2022) realizoi takim me kryetarin e Odës Stomatologjike dr. Marijan Denkovski dhe kryetarin e Kuvendit të Odës dr. Oliver Manasiev, ku diskutuan për gjendjen aktuale në stomatologji.
Drejtoresha Filipovska-Grashkoska u njoh me sfidat me të cilat ballafaqohen stomatologët në RMV. Në takim u dakordua të realizohen përsëri takime për të parë se cilat janë mundësitë për avancimin e sistemit të veprimtarisë stomatologjike.