Njoftim për ISHP ISHP (private)

 Njoftim për ISHP ISHP (private)

Drejtuar: Institucioneve Shëndetësore Publike (ISHP)

        Institucionet Shëndetësore Private (ISHP) që ofrojnë kujdes shëndetësor specialist-konsultativ dhe/ose spitalor

Njoftim

për dorëzimin e dokumentacionit për ofrimin e llojit dhe vëllimit të shërbimeve shëndetësore për personat e siguruar për vitin 2023

Të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private që kanë marrëveshje për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në fushën e kujdesit shëndetësor specialist-konsultativ dhe/ose spitalor që mbulohen nga mjetet e Fondit, me qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore për personat e siguruari në vitin 2023 është e nevojshme të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm për vitin 2023:

  1. ISHP

- Plani për llojin dhe vëllimin e shërbimeve shëndetësore për vitin 2023 sipas veprimtarive - formular;

- Përmbledhje e revizionit të përgjithshëm të shërbimeve shëndetësore të planifikuara për vitin 2023, sipas nivelit të kujdesit shëndetësor - formular;

- Lista e veprimtarive - formular;

- Lista e punonjësve sipas strukturës - formular;

- Kontrolli i pajisjeve të reja dhe procedurave të reja diagnostikuese për vitin 2023 – formular;

- Komponentët e zhvillimit - formular.

2. ISHP të cilat ofrojnë kujdes shëndetësor specialistik-konsultativ dhe/ose spitalor (NUK I REFEROHET ISHP-ve që ofrojnë kujdes shëndetësor primar dhe ISHP barnatoret)

- Plani për llojin dhe vëllimin e shërbimeve shëndetësore për vitin 2023 sipas veprimtarisë;

- Revizion i përmbledhur për gjithsej shërbimet shëndetësore të planifikuara, për të gjitha veprimtaritë e kujdesit shëndetësor për vitin 2023.

Të gjitha institucionet shëndetësore publike duhet të dorëzojnë dokumentacionin e lartpërmendur me numrin rendor 1, ndërsa institucionet shëndetësore private dorëzojnë vetëm një plan për llojin dhe vëllimin e shërbimeve shëndetësore sipas veprimtarisë dhe revizionit përmbledhës (nëse kanë më shumë se një veprimtari), siç është dhënë nën numrin rendor 2.

Dokumentacioni që dorëzohet duhet të jetë në përputhje me rregullat e përshkruara në formularët nga Fondi, të publikuara në ueb faqen www.fzo.org.mk në pjesën Shëndeti → Formularët e dokumentacionit të nevojshëm për vitin 2023.

I gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet në:

  • formë elektronike (format excel) në e-mail: [email protected] dhe
  • formë të shtypur (të verifikuar nga drejtori i institucionit), drejtuar FSSHRMV-së - me shënimin për ’Njësinë e Koordinimit Buxhetor dhe Negocimit’.

Shënim: Gjatë dorëzimit të dokumentacionit në version elektronik, titulli i e-mail-it duhet të përmbajë emrin e institucionit shëndetësor, ndërsa në përmbajtje duhet të specifikohet personi kontaktues, numri i telefonit kontaktues dhe adresa e e-mail-it.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm në Fond është me datë 26.11.2022.

 Sektori i Çështjeve Financiare,

Njësia e Koordinimit Buxhetor dhe Negocimit