
FFSHRMV: Pacientët mund të trajtohen pa ndërprerje, Fondi po ballafaqohet me një sulm kibernetik.
Informojmë opinionin se përveç problemeve të konstatuara teknike dhe mosfunksionimi i një pjese të sistemit elektronik, pacientët edhe më tej do të mund të trajtohen pa ndonjë pengesë në të gjitha klinikat si dhe tek mjekët amë që mund të kryejnë ekzaminime, të lëshojnë udhëzime dhe receta të cilat mund të merren në barnatore.
Shtesë, informojmë opinionin se për momentin FSSHRMV-ja po ballafaqohet me një sulm kibernetik, i cili e shkakton mosfunksionimin e një pjese të sistemeve IT. Ekipi i ekspertëve po punon 24/7 në ballafaqimin me sfidat dhe zgjidhjen e tyre sa më të shpejt të jetë e mundur.
Përparësi i jepet rikthimit sa më të shpejt në funksion të sistemit për pagesë të pushimeve mjekësore, pushimit të lindjes dhe refundimeve, ndërsa FSSHRMV tashmë ka lëshuar udhëzime pë zgjidhje tek Njësitë Rajonale, me të cilat qytetarët në vijim do t’i realizojnë të drejtat e tyre.
Në interes të informimit të saktë të qytetarëve, sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe sapo të konstatohen më shumë informacione, opinioni do të njoftohet menjëherë.
Me respekt,
FSSHRMV