Njoftim për publikun

Фзорсм

FSSHRMV: Sulmi kibernetik me të cilin po ballafaqohet Fondi po ndodh pikërisht para migrimit të planifikuar të infrastrukturës së sistemit, analizat e ekipeve të ekspertëve tregojnë se nuk ka rrjedhje të dhënash jashtë bazave të Fondit.
FSSHRMV njofton opinionin lidhur me vërejtjet e raportit të auditimit të cilat u publikuan gjatë ditës së sotme nga disa media, informacionet e liferuara janë vërejtje që kanë të bëjnë për vitin 2021 dhe për të cilat Fondi procedon që nga viti i kaluar.
Raporti përfundimtar i revizionit të realizuar të auditorëve të Entit Shtetëror të Revizionit, të dorëzuar me 23 janar 2023, përkatësisht muajin e kaluar, tregon se ,,gjatë vitit 2022 ka nisur procedura për prokurim publik të shërbimeve për marrjen me qira të nje “cloud” privat për qendrën e të dhënave primare dhe sekondare në Fond dhe migrimi i aplikacioneve dhe të dhënave me të cilat pritej gjendja të tejkalohej”
Prokurimi publik është bërë me 30.09.2022, ndërsa marrëveshja është lidhje me 09.12.2022, me çka kompania e përzgjedhur filloi me punë nga 1 janari 2023. Sipas planit dhe specifikimit, faza e parë, përkatësisht migrimi i infrastrukturës së sistemit duhej të realizohej gjatë kësaj jave, kur në fakt ndodhi sulmi, pas së cilës fazë do të fillonte migrimi i infrastrukturës aplikative dhe i të dhënave.
Analiza e ekipeve të ekspertëve teknik përcaktoi se gjatë sulmit kibernetik nuk ka rrjedhje të dhënash jashtë bazave të Fondit.
Ekipet teknike përparësi japin në kthimin në funksion sa më të shpejtë të mundur të sistemit për pagesë të pagave të punonjësve shëndetësor, si dhe për format e tjera të pagesës, përkatësisht pushimet mjekësore, pushimi i lindjes dhe refundimet.
Në interes të informimit trasnparent dhe të saktë për opinionin, në afat sa më të shpejt, sapo të konfirmohen më shumë informacione, Fondi me kohë do të ju njoftojë.