FSSHRM: E drejta e kujdesit shëndetësor е qytetarëve nuk është e rrezikuar

FZORSM

FSSHRMV njofton opinionin se e drejta e kujdesit shëndetësor e qytetarëve nuk është e rrezikuar. Trajtimet, udhëzimet për ekzaminimet dhe pushimet mjekësore, lëshimi i recetave nga ana e mjekëve amë, si dhe lëshimi i barnave të qytetarëve zhvillohet pa ndërprerje dhe qytetarët pa pengesë mund t’i shfrytëzojnë këto shërbime shëndetësore. Janë harmonizuar edhe zgjidhje për realizimin e të drejtës së pajisjeve urgjente ortopedike së bashku me shtëpitë ortopedike.

Njësitë Rajonale të Fondit në vazhdimësi i pranojnë kërkesat. Krahas kësaj, Njësitë Rajonale janë në dispozicion edhe me numrat e telefonit përmes linjave publike të shpallura për informacione për të siguruarit, ku të njëjtat mund të drejtohen dhe të marrin informacione në lidhje me të gjitha aktvendimet që janë të harmonizuara me mjekët amë, përmes së cilëve të siguruarit mund ta realizojnë kujdesin shëndetësor.

Ekipet teknike punojnë në kthimin sa më të shpejtë të funksionimit të sistemit për pagesë të pagave të punonjësve shëndetësor, si do të respektoheshin afatet ligjore për pagesë, si dhe për format  e tjera të pagesës, përkatësisht pushimet mjekësore, pushimi i lindjes dhe refundimet.

Fondi me kohë dhe në vazhdimësi  do ta informojë opinionin për të gjitha informacionet e reja të konfirmuara të cilat janë në interes të qytetarëve.

Me respekt,
FSSHRMV