FSSHRMV njofton opinionin se funksionimi i sistemeve do të kthehet gradualisht në funksion. Ky proces merr kohë shtesë, por ekipet teknike po punojnë në mënyrë të vazhdueshme.
Fondi rikujton se analiza e ekipeve teknike të ekspertëve përcakton se gjatë sulmit kibernetik nuk ka dalje të dhënash jashtë bazave të Fondit.
Fondi, sot dorëzoi njoftim për të gjitha ISHP-të dhe ISHP-të (private) me udhëzime të hollësishme për verifikimin e të siguruarve përmes “Termini im” me çka asnjë i siguruar nuk guxon të kthehet nga e drejta e kujdesit shëndetësor.
Përparësi është kthimi i funksionimit të pagesave të pagave të punonjësve shëndetësor në Institucionet shëndetësore publike si dhe kthimi i sistemeve të pagesës së pushimeve mjekësore, pushimit të lehonisë dhe refundimet.
E drejta e kujdesit shëndetësor të qytetarëve nuk është e rrezikuar, trajtimet, udhëzimet për ekzaminime dhe pushimet mjekësore, lëshimi i recetave nga ana e mjekëve amë, si dhe lëshimi i barnave të qytetarëve zhvillohet pa ndërprerje dhe qytetarët pa pengesë mund t’i shfrytëzojnë këto shërbime shëndetësore. Janë harmonizuar edhe aktvendimet për realizimin e të drejtës së pajisjeve ortopedike.
Njësitë Rajonale të Fondit në vazhdimësi i pranojnë kërkesat. Përveç kësaj, Njësitë Rajonale janë në dispozicion edhe me numrat e telefonit përmes linjave të publikuara për informacione për të siguruarit, ku mund të drejtohen dhe të marrin informacione në lidhje me të gjitha aktvendimet që janë të harmonizuara me mjekët amë, përmes së cilave të siguruarit mund të realizojnë kujdesin shëndetësor.
Fondi me kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme do ta informojë opinionin për të gjitha informacionet e reja të konfirmuara, të cilat janë në interes të qytetarëve.