FSSHRMV: Fondi me seriozitet i trajton vërejtjet e ESHR-së në raportin përfundimtar, dhe në vazhdimësi vepron në zbatimin e tyre

DZR

Sa i përket pyetjeve gazetareske lidhur me Raportin e revizionit të Entit Shtetëror të Revizionit, Fondi i Sigurimit Shëndetësor njofton opinionin se në tërësi dhe në vazhdimësi vepron pas raportit të revizionit të punës së Fondit. Raporti në masë të madhe e lehtëson detektimin e problemeve dhe i mundëson Fondit të përqendrohet në largimin e tyre me çka do të mundësohet zhvillimi i punës, por edhe rritja e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore që Fondi i siguron për qytetarët.
 
Në vazhdim, Fondi i dorëzon informacionet në vijim të cilat kanë të bëjnë me vërejtjet e caktuara në raportin e punës së Fondit.
 
Lidhur me vërejtjet e mosplotësimit të vendeve udhëheqëse të punës, Fondi çdo vit plotëson punësime të reja përmes shpalljeve publike dhe interne, në bazë të Planit të punësimit të Fondit. Sipas kësaj, sa i përket vitit 2021, i cili është viti që i përket raportit të ESHR-së, nga Fondi janë larguar 54 të punësuar, janë emëruar dy drejtorë të sektorëve dhe janë punësuar 14 persona, prej të cilëve 9 janë vende pune për udhëheqës. Krahasuar në vitin 2022 në pajtim me Planin për punësim për vitin e njëjtë, janë planifikuar vende të lira për shkak të daljes në pension dhe janë njoftuar 79 largime, ndërsa ka 79 punësime të reja prej të cilave 12 janë vende pune për udhëheqës. Kështu, Fondi në vazhdimësi vepron sipas vërejtjes së mosplotësimit të vendeve të punës së ESHR-së.
 
Sa i përket vërejtjes së aktiviteteve kontrolluese gjatë realizimit të së drejtës së sigurimit shëndetësor, sqarojmë se aktivitetet kontrolluese që i vëren ESHR-ja janë lëndë dhe punë e organeve hulumtuese. Fondi zbaton kontroll në bazë të parametrave ligjore të përshkruara dhe nuk ka kompetenca hulumtuese.
 
Lidhur me kontrollet sistematike dhe kontrollet manuale në procesin e përshkrimit dhe lëshimit të barnave, Fondi i ka konstatuar mangësitë.  Nga data 01.04.2021 në sistemin informativ të Fondit janë vendosur ndryshime të aplikacionit, me çka gjatë vërtetimit elektronik të të dhënave nga faturat e recetave, aplikohet një kontroll sistemi të numrit të vetëm të recetës që është e dhënë e detyrueshme. Me kontrollin e numrit të vetëm të recetës pamundësohet e njëjta të paraqitet më shumë herë për çdo faturë në veçanti.
 

  • Shtesë, më datë 13.10.2021 u detyruan të gjitha Njësitë Rajonale të Fondit për kryerjen e kontrollit shtesë të recetave që në sistemin informativ të Fondit janë paraqitur me numrin e njëjtë të vetëm të recetave më shumë se një herë, ndërsa kanë të bëjnë me recetat e narkotikës dhe terapisë akute. Nga ana e Njësive Rajonale, është kryer zvogëlimi i shumave të cilat janë konstatuar si të pavlefshme.
  •  Me këtë aktivitet, Fondi mundësoi lidhjen me sistemin “Termini im” dhe marrjen e të dhënave të fituara me të njëjtën. Aplikoi edhe mekanizma shtesë të kontrollit të cilat filluan të përdoren për faturat e recetave nga prilli 2022. Rezultati i kontrollit dhe lidhshmërisë, pamundësohet në pagesën e recetave të pavlefshme.
  •  Në fund, Fondi në vitin 2022 përfundoi procedurën për prokurim të shërbimeve për marrjen me qira të një “cloud” për qendrën e të dhënave primare dhe sekondare, në të cilën do të vendoset softueri me qëllim përshkrimin, lëshimin dhe faturimin e recetave. Me këtë hap, Fondi do të krijojë kontroll në lëshimin e barnave në kohë reale, siç është shënuar edhe në raportin përfundimtar të ESHR-së për vitin 2021, dorëzuar më 23 janar 2023. 

 
Sa i përket funksionimit të sistemit IT të Fondit, raporti përfundimtar për revizionin e realizuar të auditorëve të Entit Shtetëror të Revizionit, dorëzuar më 23 janar 2023, përkatësisht muajin e kaluar, tregon se:

 

Gjatë vitit 2022 filloi procedura për prokurimin publik të shërbimeve për marrjen me qira të një “cloud” privat për qendrën e të dhënave primare dhe sekondare në Fond dhe migrim të aplikacioneve dhe të dhënave me të cilat pritet që gjendja të tejkalohet.
 

Prokurimi publik është përshkruar më 30.09.2022, ndërsa marrëveshja është lidhur më 09.12.2022, me çka kompania e përzgjedhur filloi me punë nga 1 janari 2023. Sipas planit dhe specifikimit, faza e parë, përkatësisht migrimi i infrastrukturës së sistemit duhet të realizohet në shkurt, dhe pas së cilës fazë do të fillonte migrimi i infrastrukturës së aplikacioneve dhe të dhënave.
 
Për pyetjen e vërejtjes për shqiptimin e dënimeve kontraktuese, Fondi njofton se konstatimi i referohet vitit 2020 dhe 2021 kur ISHP-të dhe ISHP-të (private) funksiononin në kushte pandemie dhe kur ekzistojnë dënime të mbetura kontraktuese. Me formimin e Komisioneve të reja, në vazhdimësi punohej në zbardhjen e pengesës, dhe kjo gjendje po tejkalohet.
 
Për vërejtjen për miratimin dhe realizimin e kompensimit të kushtëzuar në ISHP, Fondi për nevojat e ISHP-së miraton buxhete të kushtëzuara në mënyrë rigoroze për blerjet e dedikuara (për shembull, blerja e barnave që nuk janë në listën pozitive dhe janë të nevojshme për trajtimin e pacientëve). Në vitin 2022 ka ndryshuar një praktikë në të cilën fondet paguhen pas paraqitjes së faturës për blerjen e barit specifik për të siguruar kontroll maksimal, sipas indikacioneve të mëparshme të ESHR-së.
 
Lidhur me vërejtjen gjatë pagesës së kompensimeve të pushimit të lehonisë, Fondi në mënyrë të pavarur e ka konstatuar këtë mangësi. Bëhet fjalë për periudhën e vitit 2020 dhe 2021 në kushte pandemie, me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën u vazhdua pushimi i lehonisë në kushte pandemie. Gjatë kohës së vazhdimit, një numër i caktuar i punëdhënësve na njoftuan se një pjesë e lehonave ishin kthyer në marrëdhënie të rregullt pune, dhe me këtë një pjesë e lehonave kanë pranuar pushim mjekësor të lehonisë dhe kompensim të rregullt mujor. 

Gjatë konstatimit të këtij problemi, Fondi menjëherë ka vepruar, me çka një pjesë më e madhe e punëdhënësve i korrigjuan kompensimet e rregullta mujore, ndërsa tek ata që kjo gjendje nuk është korrigjuar (që janë rreth 60 në numër) është vepruar individualisht që të tejkalohet problemi.

Siç shënon edhe Raporti përfundimtar i revizionit të ESHR-së i dorëzuar më 23 janar 2023, ndërsa i referohet revizionit të vitit 2021 “gjatë revizionit nga ana e Fondit janë ndërmarrë aktivitete:

  • përfshirje e kontrolleve automatike në modulin e pushimit mjekësor
  • rikontrollimi i të gjitha pagesave në të cilat është bërë njëkohësisht pagesa e pagës nga punëdhënësi dhe kompensimi i pagës për pushimin e lehonisë
  • organizimi i një takim pune me përfaqësues të DAP në mënyrë që të përshtatet një zgjidhje softuerike për mbledhjen e integruar të kontributeve

 

Për vërejtjen në procedurën për udhëzim të trajtimit jashtë vendit, siç shënon edhe në Raportin përfundimtar të revizionit të ESHR-së dorëzuar më 23 janar 2023, ndërsa i referohet revizionit të vitit 2021 “në gusht të vitit 2022 është miratuar rregullore për mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore të personave të siguruar jashtë vendit me të cilin ndër të tjera rregullon lidhjen e marrëveshjeve me objektet shëndetësore jashtë vendit, kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së tyre, e cila mbulon edhe mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore në ISHP në RMV”. Me këtë rregullore tejkalohet plotësisht vërejtja e ESHR-së.

Pas pyetjes për vërejtjen për gjendjen e një pjese të obligimeve në raportet financiare, për shkak të mekanizmave hyrëse të kontrolleve të Fondit, për realizimin e procesit të kontrollit të faturave, paraqitet dallim kohor nga zbatimi deri në evidentim, por e njëjta nuk ndikon në afatin final të pagesës së faturave. Ky parim, nuk është i zakonshëm, por paraqet mbrojtje shtesë gjatë pagesës së mjeteve të Fondit.

Lidhur me sigurimit e të gjitha shërbimeve shëndetësore për të siguruarit, Fondi ka lidhur marrëveshje me të gjitha ISHP-të që kanë marrë aktvendim për qasje në rrjetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kanë dorëzuar kërkesë në Fond për lidhje të marrëveshjeve për qasje në rrjet. Kjo procedurë është përcaktuar me Ligjin e Kujdesit Shëndetësor dhe Ligjin e Sigurimit Shëndetësor.