Fondi i kërkoi të dhënat nga të gjitha ISHP-të deri të hënën, presim që javën tjetër të fillojë pagesa e pagave për punonjësit shëndetësor

FZORSM

FSSHRMV njofton opinionin se në koordinim me institucionet shëndetësore publike, dokumentacioni i nevojshëm për pagesë të pagave pritet të përfundojë deri të hënën, me qëllim pagesë sa më të shpejtë të pagave të punonjësve shëndetësor. Nëse të gjitha ISHP-të e respektojnë këtë afat, në pajtim me protokollin për pagesë të pagave, pagesa pritet të bëhet javën e ardhshme.

Me këtë rast, Fondi i falënderon të gjithë punonjësit shëndetësor për durimin dhe apelon për bashkëpunim të mëtejmë, duke pasur parasysh se ekipet teknike po punojnë çdo ditë.

Opinionin e sigurojmë se po i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e disponueshme dhe njohuritë e të gjithë ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm të IT-së, për të cilët ka mundësi juridike, ndërsa me zgjidhjet e përkohshme që Fondi i operon në afat të shkurtë, tejkalohen një pjesë e problemeve, në veçanti mundësohet funksionimi i sistemit në kushte të sulmit kibernetik.

Me këtë rast do të donim ta shfrytëzojmë mundësinë përsëri të konfirmojmë se analiza e ekipeve të ekspertëve teknik përcaktoi se gjatë sulmit kibernetik nuk ka dalje të dhënash jashtë bazave të Fondit.

Njëkohësisht theksojmë se, lidhur me pagesën e pushimit mjekësor, pushimit të lehonisë dhe refundimit, me vënien e sistemit në funksion të plotë do të paguhen të gjitha obligimet e FSSH-së drejt të siguruarve, por edhe drejt institucioneve shëndetësore.

Njësitë Rajonale të Fondit funksionojnë në përputhje me rekomandimet dhe në vazhdimësi i pranojnë kërkesat, ndërsa kontrollorët e FSSHRMV-së tashmë fillojnë me kontrolle në terren lidhur me zbatimin e të gjitha udhëzimeve të ndara dhe drejtime për punë.

Të gjithë të siguruarit pa ndonjë pengesë mund të drejtohen tek njësitë rajonale të cilat janë në dispozicion edhe me numrat e telefonit të publikuara në linjat publike për informacione për të siguruarit, dhe të marrin informacione lidhur me të gjitha aktvendimet që janë të harmonizuara me mjekët amë dhe përmes së cilëve të siguruarit mund ta realizojnë kujdesin shëndetësor.

Fondi në kohë dhe në vazhdimësi do ta informojë opinionin për të gjitha informacionet e reja të përcaktuara që janë me interes të qytetarëve.