Për personat e siguruar për të cilët nuk është regjistruar pagesa e kontributit të sigurimit shëndetësor në sistemin ‘Termini Im’ pas datës 05.02.2023

fzorsm

 

Për personat e siguruar për të cilët nuk është regjistruar pagesa e kontributit të sigurimit shëndetësor në sistemin ‘Termini Im’ pas datës 05.02.2023, Fondi gjatë kësaj fundjave me detyrë zyrtare në bashkëpunim me DAP do të sigurojë dëshmi për kontribut të paguar.

Institucionet shëndetësore/barnatoret, kërkesën për verifikim të kontributit të paguar për të siguruarit mund ta dorëzojnë edhe të shtunën dhe të dielën në e-mail adresën e personave zyrtarë të autorizuar të shënuar në listë. Të dhënat e verifikuara për kontributin e paguar, zyrtari i autorizuar i Fondit, po atë ditë do t’i dorëzojë në e-mail tek personi i institucionit shëndetësor që i ka kërkuar.