Pothuajse të gjitha modulet e FSSHRMV-së funksionojnë. Ekspertët e IT-së i finalizojnë proceset dhe funksionalitetet dhe me këtë filloi pagesa e pushimit mjekësor, pushimit të lehonisë dhe refundimeve të ndryshme.
Të siguruarit pritet që gradualisht t’i marrin mjetet në llogaritë e tyre gjatë ditës së nesërme dhe të mërkurën. Kjo nënkupton se menjëherë do të fillojë pagesa e pushimeve mjekësore që janë aplikuar deri me datë 05.02.2023. Të dhënat për pushimet mjekësore që janë dorëzuar pas kësaj date do të fillojnë të aplikohen në Njësitë Rajonale që edhe ata të hyjnë në sistemin për pagesë të rregullt.
Vijon edhe kthimi në funksion edhe i sistemit DRG (i cili është sistem për evidencën e shërbimeve spitalore) për të cilën opinioni në kohë do të njoftohet.
FSSHRMV edhe një herë falënderon për durimin dhe kuptimin.
Për të gjitha informacionet Fondi do të njoftojë gjatë ditës.