
насловната фотографија е превземена од МИА
Si fillim, Ju falënderoj për praninë në brifingun e sotëm, biseduam në detaje për ngjarjet e lidhura me sulmin kibernetik të FSSH-së dhe pikërisht për këtë unë do të jem e shkurtë në daljen time, sepse jam e sigurt se detajet do t’i transmetoni saktë dhe qartë tek qytetarët.
Së pari dua të fillojë me falënderime, dhe atë për të gjithë të përfshirët në zgjidhjen e sfidave nga sulmet kibernetike dhe këtu para se gjithash mendojë për ekipin e IT-së, inxhinierëve, të cilët punuan ditë e natë dhe me përkushtim dhe ia arritën t’i rikthejnë funksionet e sistemit në kohë rekord. Them në kohë rekord sepse me statistika, në shumë vende më të zhvilluara, mesatarisht duhej 20 ditë për t’i kthyer funksionalitetet. Për këtë arsye konsiderojë se nuk është punë e vogël dhe prandaj po e theksoj.
Dua t’i falënderojë të gjithë të punësuarit në Fond, në Qendror dhe në Njësitë Rajonale, të gjithë partnerët, institucionet shëndetësore, punonjësit shëndetësor, farmacistët, institucionet e tjera shtetërore, të cilët në mënyrë intensive bashkëpunuan me ne dhe të gjithë të tjerët pa të cilët nuk do të ishte e mundur të realizoheshin zgjidhjet kalimtare me të cilat dy javët e kaluara siguruam realizim të pandërprerë të të drejtave shëndetësore të qytetarëve. Këtë e konsiderojë si sukses të madh dhe si shembull të shkëlqyeshëm pozitiv për veprim të partneritetit, në interes të qytetarëve.
Më e rëndësishmja nga të gjitha, falënderime për qytetarët dhe për ju media, për gjithë durimin dhe mirëkuptimin që e treguat gjatë ballafaqimit me sulmet që na përfshinë të gjithë neve, por edhe për mbështetjen që e ofruat për t’u ballafaquar dhe për ta tejkaluar këtë sfidë, prej së cilës besojë se të gjithë dalim më të fortë dhe më të rezistueshëm.
Do të fillojë nga faktet e konfirmuara, se me datë 06.02 në Fond u has një problem teknik, për këtë arsye u fikën të gjitha sistemet dhe u thirr ekipi për diagnostikë fillestare. Incidenti u paraqit së pari në MPB ndërsa opinioni menjëherë u njoftua se kemi një problem që po përpiqemi ta diagnostifikojmë. Menjëherë pasi u vërtetua nga ana e ekspertëve të IT-së se bëhet fjalë për sulme kibernetike, u njoftua opinioni, të gjitha kapacitetet e disponueshme të IT-së u angazhuan me qëllim të rikthehet sistemi në funksion. Duhet të theksojë se patëm mbështetje të madhe nga vendet partnere evropiane, ekspertët punuan ditë e natë dhe tërë këtë sfidë e tejkaluam së bashku me një tregim të suksesshëm.
Puna më e rëndësishme që duhet të përmendet është se sipas të gjitha analizave të ekspertëve të IT-së, nuk ka dalje të dhënash të qytetarëve. Qytetarët të jenë të qetë, të dhënat nuk janë vjedhur, janë vetëm spekulime, të dhënat janë të sigurta dhe të mbrojtura në Fond. Për momentin vijon hetimi për të gjitha detajet, dhe kur hetimi do të përfundojë do të mundësohet të ndahen më shumë informacione. Por, dëshirojë të përsërisë, të dhënat shëndetësore dhe personale janë të sigurta dhe qytetarët pa pengesë mund t’i realizojnë të gjitha të drejtat e tyre. Gjithashtu, sistemet e Fondit janë rikthyer pothuajse në normalitet dhe janë paguar edhe pagat e punonjësve shëndetësor, por edhe pushimi i lehonisë, pushimet mjekësore dhe refundimet e ndryshme.
I përmenda zgjidhjet kalimtare. Të punësuarit në Fond, këto dy javë punuan pa u lodhur për të krijuar kushte për ato zgjidhje kalimtare derisa të zgjidhet problemi, me qëllim që asnjë qytetarit të mos i shkurtohet e drejta e kujdesit shëndetësor. Kjo nënkuptonte se edhe të punësuarit, por edhe qytetarët e punonjësve shëndetësor duhej të kalonin nëpër disa hapa plus, por reagimi i shpejtë i të gjithë faktorëve, mundësoi që qytetarët praktikisht të mos kenë ngecje në realizimin e të drejtave.
Të gjithë treguan mirëkuptim për seriozitetin e problemit me të cilin u ballafaquam dhe pikërisht për këtë mirëkuptim ia arritëm për dy javë ta tejkalojmë problemin, ashtu siç e thashë është jashtëzakonisht një periudhë e shpejt.
Ajo që për ne ishte prioritet ishte që qytetarët mos të hasin dëme për shkak të sulmit dhe mendojë që ia arritëm, sistemi është rikthyer në funksion, pagat, pushimet mjekësore, pushimi i lehonisë, gjithçka është paguar. Për momentin, Fondi po punon në vendosjen e informacioneve të mbetura nga këto dy javë, pas së cilës me siguri do të mund të bëjmë një analizë dhe një vlerësim më të hollësishëm.
Shkurtë, do t’i referohem edhe dy çështjeve që besojë do t’i intereson opinionit.
E para, sa i përket Raportit të revizionit për të cilin kishte më shumë spekulime, dua të theksoj se Fondi ka vepruar sipas pikave dhe se i ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshme për mbrojtje të mëtutjeshme nga sulmet e tilla. Puna e përgjegjshme në interes të qytetarëve është prioriteti ynë dhe i imi.
Dhe e dyta
Ne si vend nuk jemi aspak të përjashtuar nga sulmet e tilla që intensifikohen pas luftës në Ukrainë, me çka palë të treta synojnë të bëjnë kaos në sistemin shtetëror dhe shkaktojnë panik dhe shqetësim tek qytetarët. Sulmet kibernetike ndodhin dhe do të ndodhin. Lufta hibride nuk është e re, të gjitha vendet në botë ballafaqohen me sulme kibernetike dhe prandaj këtë periudhë jemi të përkushtuar në përforcimin e rezistencës tonë, duke punuar edhe me vendet e tjera dhe partnerët strategjik.
видеото е превземено од МИА