[01.11.2023]
Për institucionet shëndetësore publike (ISHP), institucionet shëndetësore private (ISHP) që kryejnë kujdes shëndetësor spitalor dhe ISH që sigurojnë rehabilitim mjekësor të specializuar si trajtim spitalor të vazhduar (banja), që kanë marrëveshje me Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim përcaktimin e kompensimit kontraktual për sigurimin e shërbimeve shëndetësore për personat e siguruar për vitin 2024, nevojitet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
- Kërkesë për përcaktim të kompensimit kontraktual për vitin 2024, me arsyetim të hollësishëm nëse kërkohet kompensim që është më i lartë se të përcaktuarën për vitin 2023;
- Propozim plani për llojin dhe vëllimin e shërbimeve shëndetësore për vitin 2024 sipas veprimtarive - formular (1-5);
- Përmbledhje e përgjithshme e shërbimeve shëndetësore gjithsej të planifikuara për vitin 2024 sipas nivelit të kujdesit shëndetësor – formular 6,
- Lista e veprimtarive - formular 9 dhe ndryshime që kanë ndodhur në vitin 2023 (vetëm për ISHP-të (publike));
- Lista e të punësuarve sipas profesionit – formular 8 dhe plan për punësim të personelit të ri (vetëm për ISHP-të (publike)).
PLOTESIM 07.11.2023
- Të dhënat për participimin e llogaritur dhe të paguar për shërbimet shëndetësore në vitin 2023 - shumat gjithsej
- Kërkesat nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të programeve (vetëm për ISHP-të (publike))
- Të dhëna për numrin e personave të angazhuar me kontratë në vepër sipas strukturës
Nëse kërkohet kompensim për pajisje të re dhe procedura të reja diagnostikuese, të dorëzohet:
- Rishikim i pajisjes së re të planifikuar dhe procedura të reja diagnostikuese për vitin 2024 – formular 7 me shtojcë elaborat për qëllimet e aplikimit të pajisjes, personelit që do të përfshihet në operimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes, mjetet e domosdoshme për mirëmbajtjen aktuale të pajisjes dhe shqyrtimin e tregut me tre oferta.
Nëse ISHP-të (publike) kërkon kompensim për rikonstruktim dhe/ose rinovim, të dorëzohet:
- Matje/përllogaritje nga firma e autorizuar ndërtimore.
Nëse ISHP-të (publike) kërkon kompensim të kushtëzuar të dorëzohet:
- Arsyetim të hollësishëm;
- Propozim plani i llojit specifik dhe vëllimi i shërbimeve shëndetësore, nëse kërkesa për kompensim të kushtëzuar i referohet llojit specifik dhe vëllimit me shërbimet shëndetësore saktë të definuar (duke përfshirë edhe barna) që institucioni shëndetësor duhet t’i realizojë gjatë vitit në Formularin (Shtojcë 1);
- Propozim plani për shpenzimet e përcaktuara nga puna aktuale të nevojshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, nëse kërkesa për kompensimin e kushtëzuar i referohet mbulimit shpenzimet e veçanta nga puna aktuale të nevojshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të Formularin (Shtojcë 3);
- Për miratimin e kompensimit të kushtëzuar për barna në shtojcë të kërkesës që e dorëzon institucioni shëndetësor, krahas Propozimit të planit të llojit specifik dhe vëllimit të shërbimeve shëndetësore (Formulari nga Shtojca 1), dorëzohet dhe udhëzimi/protokolli për mjekësi të bazuar në dëshmi, në përputhje me nenin 27 të Ligjit të Kujdesit Shëndetësor, që e përfaqëson përdorimin e barit për të cilën kërkohet kompensimi i kushtëzuar. Udhëzimi/protokolli për mjekësi të bazuar në dëshmi nuk dorëzohet vetëm nëse bëhet fjalë për:
- barna që janë në Listën e barnave që mbulohen nga Fondi ose
- barna për të cilat me datë 05.09.2023 tashmë ka pasur prokurim publik aktiv.
Dokumentacioni që dorëzohet duhet të jetë në përputhje me formularët e përshkruar nga ana e Fondit, të publikuara në ueb-faqen: www.fzo.org.mk në pjesën Shëndetësi → Ekzemplar i dokumentacionit të nevojshëm për vitin 2024.
Kërkesa për kompensimin kontraktual me shtojcat, të verifikuar nga ana e drejtorit të ISH-së, dorëzohet në arkivin e Fondit me indikacion “për Sektorin e çështjeve financiare”. Njëkohësisht, institucioni shëndetësor duhet të dorëzojë kërkesën me shtojcat dhe në formë elektronike në e-adresë [email protected], ndërkohë nevojitet në titullin e-adresa të qëndrojë emri i institucionit shëndetësor, ndërsa në përmbajtje të jetë personi i caktuar për kontakt, kontakt telefoni dhe e-adresa e tij.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm drejtuar Fondit është deri me 09.11.2023.
Fondi mund të kërkojë edhe dokumentacion tjetër të lidhur me Kërkesën.
Me respekt,
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut