Njoftim (2) për dorëzimin e dokumentacionit për përcaktimin e kompensimit kontraktual për vitin 2024

2

[01.11.2023]

Të gjitha institucionet shëndetësore private (ISHP) që kryejnë kujdes shëndetësor specialistik-konsultativ, ISH që sigurojnë shërbime shëndetësore për kryerjen e trajtimit të hemodializës dhe ISH që sigurojnë shërbime shëndetësore për fekondimin e asistuar biomjekësor (FAB), që kanë marrëveshje me Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim përcaktimin e kompensimit kontraktual për sigurimin e shërbimeve shëndetësore për personat e siguruar për vitin 2024, nevojitet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:

  • Propozim i planit për llojin dhe vëllimin e shërbimeve shëndetësore për 2024 sipas veprimtarive –  formular (1-5);
  • Përmbledhje e përgjithshme të shërbimeve shëndetësore gjithsej të planifikuara, për të gjitha veprimtaritë e kujdesit shëndetësor në vitin 2024 (nëse kanë më shumë se një veprimtari) – formular 6;

 

Dokumentacioni që dorëzohet duhet të jetë në përputhje me formularët e përshkruar nga ana e Fondit, të publikuara në ueb-faqen: www.fzo.org.mk në pjesën Shëndetësi  → Ekzemplar i dokumentacionit të nevojshëm për vitin 2024.

Dokumentacionin e nevojshëm institucioni shëndetësor duhet të dorëzohet në arkivin e Fondit, me indikacion “për Sektorin e çështjeve financiare” dhe në formë elektronike në e-adresë  [email protected], ndërkohë nevojitet në titullin e-adresa të qëndrojë emri i institucionit shëndetësor, ndërsa në përmbajtje të jetë personi i caktuar për kontakt, kontakt telefoni dhe e-adresa e tij.


Afati për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm drejtuar Fondit është deri me 19.11.2023.

Fondi mund të kërkojë edhe dokumentacion tjetër të lidhur me Kërkesën.


Me respekt,
Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut