Filipovska-Grashkoska në Konferencën e dytë të AmÇam(AmCham): “Vështrim në të ardhmen e sistemit tonë shëndetësor”

Конференција за здравствено осигурување

Drejtoresha e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, mr. Magdalena Filipovska-Grashkoska, mori pjesë në Konferencën e dytë të kujdesit shëndetësor, që u mbajt me 8 nëntor 2023, me titull “Një vështrim në të ardhmen e sistemit tonë shëndetësor”, organizator i të cilës ishte Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut (AmCham).

Në Konferencën ndërkombëtare të kujdesit shëndetësor, e cila shërben si platformë për shoqatën e politikëbërësve, udhëheqësve të industrisë, punëtorëve shëndetësorë dhe ekspertëve të vlerësuar, drejtoresha Filipovska-Grashkoska dha një pasqyrë të sfidave dhe drejtimeve të mundshme të zhvillimit të ardhshëm në sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut nga aspekti i Fondit, me një qëllim të vetëm - sigurimin e numrit më të madh dhe të shërbimeve shëndetësore dhe barnave moderne për personat e siguruar të Fondit. Ajo theksoi se për Fondin rëndësi të veçantë ka ripërtrirja e “Listës Pozitive të Barnave” dhe se Fondi angazhohet që në bashkëpunim me institucionet kompetente të sigurojë më shumë mjete financiare, përkatësisht buxhet më të madh të dedikuar për barna, për nevojat e të gjithë personave të siguruar.

Në konferencë folën ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, këshilltarja e shëndetësisë në Qeverinë e RMV-së, Ana Daneva-Markova dhe Robert Beqirovski, zëvendësdrejtor në MALMED. Ndërsa ligjërata mbajtën ekspertë të njohur botëror nga lëmia, Bogi Alijason – drejtor i shëndetësisë pranë Institutit për Studime Futuristike nga Kopenhaga, si dhe profesor Marcih Ceh nga Varshava.