Aktvendimet për realizimin e të drejtave të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor të personave të siguruar, Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut i miraton në pajtueshmëri me rregullat ligjore dhe rregulloret.
Kërkesa e personit të siguruar B.I., nga Shkupi, për fëmijën e tij L.I., për udhëzim për shërim jashtë vendit është refuzuar si e pabazuar sepse nuk bëhet fjalë për udhëzim për shërim jashtë vendit, por për realizimin e shërbimit shëndetësor rehabilitim mjekësor, si trajtim spitalor i vazhduar.
Rehabilitimin mjekësor, si trajtim spitalor i vazhduar, Fondi e siguron në institucionet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilët ka lidhur marrëveshje dhe këtë mund ta shfrytëzojnë të gjithë të siguruarit e Fondit.
Sipas Ligjit të Sigurimit Shëndetësor, personi i siguruari mund të shfrytëzojë trajtimin spitalor jashtë vendit me miratimin e Fondit, vetëm nëse bëhet fjalë për sëmundje që nuk mund të trajtohet në vend, ndërsa mundësi për trajtim të suksesshëm të sëmundjes ekziston në vendin në të cilin i siguruari udhëzohet.
Në kushte të njëjta shfrytëzohen edhe shërbime shëndetësore për ekzaminime që i referohen trajtimit spitalor tashmë të kryer jashtë vendit, të miratuar nga Fondi, dhe që nuk mund të kryhen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas dispozitave të Rregullores për mënyrën e shfrytëzimit të trajtimit spitalor për personat e siguruar jashtë vendit, personi i siguruar të cilit konsiliumi klinik nga Klinika përkatëse universitare në Shkup i ka lëshuar propozim për udhëzim për shërim jashtë vendit, me qëllim zbatimin e rehabilimit të specializuar mjekësor, si në rastin konkret, nuk ka të drejtë kompensimi për shpenzimet që mbulohen nga Fondi.
Sipas të sipërpërmendurës, vendimin për të siguruarin L.I., Fondi dhe komisionet mjekësore e miratuan në pajtueshmëri me rregullat ligjore të lartpërmendura.
Me respekt,
FSSHRMV