Njoftim në lidhje me shërimin jashtë vendit për të siguruarin L.I.

Соопштение во врска со барањето за упатување на лекување во странство за осигуреникот Л.И.

FSSHRMV që nga momenti i parë me kujdes e përcjellë rastin e L.I., nga hospitalizomi i tij në R. e Greqisë, prej ku është sjellur në ISHP KARKI, dhe deri në parashtrimin e kërkesës për udhëzim për shërim jashtë vendit.

Në këtë moment në Fond udhëhiqen dy procedura të veçanta 

E para ka filluar që nga shtatori i vitit 2023 dhe për këtë ka hapur një lëndë i cili është në vijim për shkak të dokumentacionit jo të plotë mjekësor të dorëzuar, për të cilin është dërguar kërkesë zyrtare te parashtruesi, megjithatë, dokumentacioni i domosdoshëm për vendim ende nuk është dorëzuar.

Nga shtatori i vitit 2023, pacienti është transferuar në ISHP KARKI prej ku me vetë iniciativën e familjes është dërguar me mjet mjekësor në një spital privat, me të cilin FSSHRMV nuk ka lidhur marrëveshje për llojin e shërbimeve shëndetësore të ofruara dhe ku ka qëndruar deri në momentin kur është transportuar me helikopter në një institucion shëndetësor në Austri, më 6 shkurt 2024.

FSSHRM as nuk është njoftuar dhe as nuk ka marrë pjesë në organizimin e transportit me helikopter, me të cilin pacienti është larguar në institucionin shëndetësor në Austri, me iniciativën e familjes.

Në lidhje me Vendimin e marrë nga Komisioni i Shkallës së Parë i FSSHRMV-SË, është e rëndësishme të theksohet se ka vepruar sipas dokumentacionit që është dorëzuar me kërkesën, si dhe sipas dokumentacionit që në mënyrë shtesë ka siguruar me detyrë zyrtare. Pra, Vendimi është marrë si rezultat i faktit se Propozimi për udhëzim jashtë vendit aspak nuk përmban një drejtim specifik për llojin e ndërhyrjes që duhet të kryhet gjatë trajtimit jashtë vendit, por përmban vetëm procedura të përgjithshme për rehabilitim.

Shtesë, lloji i propozuar i trajtimit nga ana e qendrës në Austri i referohet shërbimeve shëndetësore nga fusha e terapisë fizikale dhe rehabilitimit mjekësor.

Duke vepruar sipas kërkesës, Komisioni i Shkallës së Parë i FSSHRMV-së sjellë vendim negativ.

Pra, edhe një herë do të donim të theksojmë kufizimet ligjore gjatë veprimit të këtij rasti, më saktë, në pajtueshmëri me nenin 30 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 i Ligjit të Sigurimit Shëndetësor („Gazeta Zyrtare e RMV-së“ nr. 25/00; 34/00; 96/00; 104/00; 30/01; 48/01; 50/01; 11/02; 31/03; 84/05; 119/05; 37/06; 109/06; 18/07; 36/07; 88/07; 88/07; 106/07; 82/08; 98/08; 142/08; 6/09; 45/09; 67/09; 14/10; 50/10; 156/10; 19/11; 53/11; 166/11; 26/12; 65/12; 145/12; 16/13; 91/13; 187/13; 43/14; 44/14; 97/14; 112/14; 113/14; 188/14; 20/15; 61/15; 61/15; 98/15; 129/15; 150/15; 154/15; 192/15; 217/15; 27/16; 37/16; 120/16; 142/16; 171/17; 275/19; 92/20; 77/21; 285/21; 60/23; 154/23; 209/23):

“Personi i siguruar mund të shfrytëzojë trajtim spitalor jashtë vendit me miratimin e Fondit, nëse është në pyetje sëmundje që nuk mund të shërohet në Republikë, ndërsa në vendin në të cilin i siguruari udhëzohet ekziston mundësia për trajtim të suksesshëm të asaj sëmundje.

“Personi i siguruar, në kushtet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, mund t'i shfrytëzojë shërbimet shëndetësore jashtë vendit edhe për ekzaminime kontrolluese që i referohen trajtimit spitalor tashmë të kryer jashtë vendit, të miratuar nga Fondi dhe që nuk mund të kryhet në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Shtesë, në pajtueshmëri me nenin 44 paragrafi 3 i Rregullores për mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore për personat e siguruar jashtë vendit (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 234/22) qëndron:

“Personi i siguruar të cilit konsiliumi klinik nga Klinika përkatëse universitare në Shkup i ka lëshuar propozim për udhëzim për shërim jashtë vendit, me qëllim zbatimin e procedurës diagnostikuese, ekzaminime kontrolluese para përfundimit të trajtimit spitalor, ekzaminime kontrolluese pas përfundimit të trajtimit spitalor, për të cilin i siguruari nuk ka kryer procedurë pranë Fondit, për trajtim që nuk bazohet në doktrinën e miratuar mjekësore dhe mjekësinë e bazuar në dëshmi, si dhe për trajtimin që është në fazën e studimit klinik dhe rehabilitimit mjekësor të specializuar, nuk ka të drejtë për rimbursim të shpenzimeve që mbulohen nga Fondi, në pajtueshmëri me dispozitat e kësaj Rregullore”.

Sipas këtyre dispozitave ligjore dhe nënligjore, Fondi mund të udhëzojë të siguruarin vetëm në trajtim spitalor dhe ekzaminim kontrollues pas trajtimit të miratuar spitalor jashtë vendit, por jo edhe për rehabilitim mjekësor.

Shtesë, duam të theksojmë se Vendimi i Fondit me të cilën refuzohet kërkesa për udhëzim jashtë vendit, nuk është ende përfundimtar.

Me miratimin e Aktvendimit, pala është njoftuar për rrugët e rregullta ligjore që mund t'i përdorë në procedurën administrative të cilat i udhëheq Fondi.

Në përputhje me rregulloren ligjore pozitive, pala gjatë shfrytëzimit të mjeteve аdekuate ka të drejtë të paraqesë dëshmi dhe dokumentacion shtesë mjekësor për të cilën konsideron se mund të ndikojnë në procedurë dhe me të cilën do të kontestonte vendimin tashmë të marrë të Fondit.
 

Me respekt,
FSSHRMV