
Bëhet fjalë për persona të siguruar që me aktvendim të Fondit janë udhëzuar të trajtohen në spitalin e huaj në vitet 2016, 2017 dhe 2018, për të cilët është bërë pagim avansi në përputhje me pro-faturën e dorëzua nga vetë spitali. Në aktvendim është shënuar se në cilin institucion shëndetësor do të trajtohet i siguruari, sa kohë miratohet periudha e trajtimit spitalor, sa para miratohen sipas pro- faturës së lëshuar më parë nga spitali i huaj.
Së bashku me aktvendimin, Fondi përgatiti një shkresë – njoftim për spitalin e huaj me të cilën informon se pro- fatura e dorëzuar është pranuar dhe nëse gjatë trajtimit ka nevojë për vazhdimin e qëndrimit në spital përtej miratimit nga ana e Fondit dhe/ose nevojës për shpenzime shtesë, Fondi duhet të njoftohet menjëherë. Gjithashtu me këtë njoftim Fondi njofton se nuk do të pranohen dhe paguhen shpenzimet që nuk është miratuar paraprakisht dhe se fatura nga trajtimi spitalor i përfunduar duhet të dorëzohet në afat brenda 30 ditëve nga përfundimi i të njëjtit, me qëllim të mbylljes financiare të secilës lëndë veç e veç.
Mosmarrëveshjet ligjore lindin për shkak se spitali i huaj nuk ka vepruar sipas udhëzimeve të dhëna në njoftimet e Fondit dhe për kërkesat shtesë për shpenzimet, ka njoftuar Fondin më shumë se dy vite më vonë, përkatësisht në fillim të vitit 2020, që nuk është në përputhje me rregulloret ligjore të përcaktuara nga Fondi. Ky veprim jo në kohë i spitalit bëri që Fondi dhe të siguruarit të mos kishin njohuri për shpenzimet përfundimtare të trajtimit në mënyrë që ata të fillojnë një procedurë me kërkesë për njohjen e diferencës nga avansi i miratuar deri te shpenzimet përfundimtare dhe shpenzimet shtesë të trajtimit.
Fondi në kohë ndërmori të gjitha veprimet e nevojshme të cilat janë nën kompetencën e tij dhe udhëzoi personat e siguruar për mjekim në spitalin e huaj. Ndërsa, në pjesën e mbylljes financiare dhe kontabël të pagesave me spitalin, janë në vijim proceset gjyqësore.