NJOFTIM

Njoftim

Sot u realizua pranim-dorëzimi i detyrës drejtor i FSSHRMV-së. Drejtorët e deritanishëm mr. Magdalena Filipovska Grashkoska dhe dr. Asaf Abduramani si u.d
drejtor ua dorëzuan detyrën u.d drejtorëve të rinj Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov, të emëruar nga Qeveria e RMV-së.

Klekovski ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe është me përvojë 30 vjeçare si menaxher, analist,  konsulent në sektorin civil, publik dhe privat.

Axhigogov vjen nga radhët e punonjësve dhe ka përvojë shumëvjeçare në pjesën e
menaxhimit të Fondit. Nga dita e sotme, drejtorët e rinj marrin përsipër funksionin.