
Me datë 15.07.2024, drejtor i përgjithshëm i FSSHRMV-së, Sasho Klekovski, realizoi një takim zyrtar pune me dr. Akim Ali, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shef i Zyrës në Maqedoninë e Veriut. Ky takim pune dha mundësinë për t'u njohur dhe eksploruar agjendën e përbashkët, e cila konsiston në ofrimin e kujdesit shëndetësor universal për popullatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
OBSH e njeh rëndësinë thelbësore të rolit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor në realizimin e përkushtimit global që është i rëndësishëm edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do të thotë popullata të ketë akses në shërbimet shëndetësore kur është e nevojshme, pa bërë shpenzime të tepërta vetanake dhe natyrisht shteti është në gjendje ta arrijë këtë, brenda burimeve në dispozicion sa më shumë që të jetë e mundur.
OBSH dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësore që punojnë me Ministritë e Shëndetësisë, Financave, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe pjesëmarrës të tjerë kryesorë të KB-së, partnerët e zhvillimit, ofruesit e shërbimeve shëndetësore, sektorët e tjerë të lidhur dhe komuniteti do të ketë prioritet arritjen e aksesit të barabartë në kujdesin universal, promovimin e menaxhimit dhe planifikimit efektiv dhe zbatimin e përdorimit të qëndrueshëm të buxhetit të kujdesit shëndetësor në shtet, tani dhe për brezat e ardhshëm.