Takim me përfaqësuesit e odës së shëndetësisë private pranë loem

Takim me përfaqësuesit e odës së shëndetësisë private pranë loem

Me qëllim shqyrtimi i mundësive për shërbime shëndetësore më të mira dhe më efikase, me datë 23.07.2024, drejtorët e përgjithshëm të FSSHRMV-së Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov, realizuan takim me Odën e Shëndetësisë Private pranë LOEM, e cila i përfaqëson institucionet shëndetësore private në shëndetësinë private dhe sekondare, spitalet, laboratoritë, barnatoret dhe subjektet e tjera private në shëndetësi. Fondi i Sigurimit Shëndetësor është i hapur për propozime për shërbime shëndetësore më të mira dhe më efikase.

Shërbimet shëndetësore private në të gjitha segmentet si shëndetësi primare dhe sekondare janë pjesë e rëndësishme e sistemit shëndetësor.