E DREJTA PËR PROTEZA DHE PAJISJE TË TJERA ORTOPEDIKE

VI. E DREJTA PËR PROTEZA DHE PAJISJE TË TJERA ORTOPEDIKE  

Personi i siguruar realizon të drejtën për proteza; pajisjeve ortopedike dhe pajisje të tjera; ndihma dhe pajisje sanitare; materiale dhe pajisjet dentare.

Të drejtën për proteza, pajisje ortopedike dhe pajisje të tjera e realizon në lidhje me vërtetimin për pajisjet ortopedike të nevojshme, që e lëshon mjeku specialist me specializim përkatës.  

Për pajisjet të tjera dhe pajisje sanitare personi i siguruar të drejtën e realizon në bazë të vërtetimit të lëshuar nga mjeku i zgjedhur me propozim të mjekut specialist me specializim përkatës.   

Personi i siguruar ka të drejtë të shfrytëzojë një ndihmë ortopedike nga lloji i njëjtë për indikacionin e caktuar.

Me një vërtetim për ndihmën e nevojshme ortopedike të personit të siguruar mund t’i përshkruhet vetëm një lloj i ndihmës për indikacion të caktuar, për sasitë e nevojshme të përcaktuara në – ‘’Listën e pajisjeve ortopedike’’.

  Vërtetimet për pajisje ortopedike i vërteton Njësia Rajonale e Fondit, sipas vendit të sigurimit të personit të siguruar.

Për pajisjet e tjera dhe pajisjet ortopedike përkatësisht për protezën mioelektronike,  karrocë me rrota elektrike dhe përpunimin e teknikës së re të dhëmbëve ose mjeteve për mbrojtjen e dhëmbëve, vërtetim për nevojat e pajisjeve ortopedike, vërtetohet pas një mendimi të marrë më parë nga Komisioni Mjekësor i Shkallës së Parë të Fondit.

Personi i siguruar në bazë të një vërtetimi të vërtetuar për nevojën e një mjeti ortopedik, personi i siguruar merr në dorëzim pajisjen e miratuar nga personi juridik që prodhon ose siguron pajisje ortopedike, me të cilin Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka lidhur kontratë.

Kodi i furnizuesve për pajisje ortopedike dhe pajisje të tjera që kanë kontratë me FSSHRMV.

Mënyra e realizimit të pajisjeve ortopedike dhe pajisjeve të tjera