
B) Shpenzimet e udhëtimit
Personi i siguruar mund të realizojë të drejtën për shpenzimet e udhëtimit në rastet në vijim:
- nëse udhëzohet për përdorimin e shërbimeve shëndetësore në lidhje me dializën ose ushtrimet rehabilituese për shikimin, dëgjimin dhe të folurin jashtë vendbanimit të tij.
- e drejta e kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit në ngarkesë të Fondit realizohet me paraqitjen e një kërkese (formulari nr. 4 shpenzimet e udhëtimit) nga personi i siguruar, me të cilin bashkëngjiten dokumentacionet si në vijim:
- vërtetim për numrin e shërbimeve shëndetësore të kryera në muajin e kaluar kalendarik të lëshuar nga institucioni shëndetësor ku janë kryer shërbimet shëndetësore;
- vërtetim nga institucioni shëndetësor ku është kryer hemodializa se nuk ka transport të organizuar;
- legjitimitet shëndetësor për inspektim.