
IX . TË DREJTA E KOMPENSIMIT TË SHPENZIMEVE TË BARNAVE NGA ‘’LISTA E BARNAVE’’
Të drejtën e kompensimit të shpenzimeve të barnave të blera nga – ‘’Lista e barnave që jepen me recetë në kujdesin shëndetësor primar’’, personi i siguruar e realizon me dorëzimin e kërkesës (formulari nr.5 kompensimi i barnave) të kompletuar janë dokumentet në vijim:
1. Për barnat me recetë në kujdesin shëndetësor primar
- Recetë për barin e përshkruar nga mjeku i zgjedhur;
- Raport nga mjeku specialist përkatësisht supspecialisti ose letër lëshimi me terapinë e caktuar, nëse bari përshkruhet me propozim të mjekut specialist përkatësisht supspecialist;
- Vërtetim nga institucioni shëndetësor me datë të aplikimit nëse ka të bëjë për barin në formë ampulare;
- Tre vërtetime për deficit të barit nga barnatore të ndryshme;
- Llogaria fiskale dhe vërtetimi fiskal (origjinal) nga barnatorja e cila e lëshon barin;
- Kartela e identifikimit shëndetësor për identifikim.
2. Për barnat nga lista spitalore:
- Raport ose letër lëshimi me terapi të caktuar (në pajtueshmëri me regjimin e përshkrimit të përcaktuar në– ‘’ Listën e barnave’’ i nevojshëm është rekomandimi nga spitali ose konsiliumi klinik);
- Vërtetim nga institucioni shëndetësor përkatës për aplikimin e barit, në pajtueshmëri me – ‘’Listën e barnave’’, nëse ka të bëjë me barë në formë ampulare;
- Mendimi konsultativ, nëse është i nevojshëm në pajtueshmëri me regjimin e përshkrimit të barit të përcaktuar në – ‘’Listën e barnave’’.
- Llogaria fiskale dhe vërtetimi fiskal (në origjinal) nga barnatorja e cila e lëshon barin;
- Kartela e identifikimit shëndetësor për identifikim.