TË DREJTAT E KUJDESIT SHËNDETËSOR SPITALOR

IV. TË DREJTAT E KUJDESIT SHËNDETËSOR SPITALOR

Kur për shkak të natyrës së sëmundjes nuk është e mundur të kryhet me sukses trajtim ambulator ose spitalor, i siguruari drejtohet në trajtim spitalor në institucionin më të afërt shëndetësor i cili kryen kujdes përkatës shëndetësor spitalor.

Trajtimi spitalor realizohet në bazë të udhëzimit nga mjeku i zgjedhur i të siguruarit.

Në trajtim spitalor mund pranohet i siguruari edhe pa udhëzim nëse rasti është urgjent, përkatësisht nëse është dërguar nga mjeku që ka ofruar ndihmë urgjente mjekësore.

Udhëzimi për trajtim spitalor vlen maksimumi 30 ditë nga dita e lëshimit nga mjeku i zgjedhur.
Institucioni shëndetësor spitalor në të cilën i siguruari është udhëzuar në trajtim gjatë pranimit përcakton nëse ekziston indikacioni mjekësor për trajtim spitalor.
 

Nëse ekziston indikacion mjekësor për trajtim spitalor, institucioni shëndetësor spitalor obligohet personit të siguruar t’i sigurojë akomodim dhe trajtim në afat sa më të shkurtë, ndërsa në rastet urgjente menjëherë.

Nëse institucioni shëndetësor spitalor përcakton se trajtimi spitalor nuk është i domosdoshëm, detyrohet ta njoftojë të siguruarin dhe mjekun e zgjedhur me propozim të arsyetuar dhe mendim për trajtim të mëtejshëm.

Nëna e fëmijës së hospitalizuar deri në moshën një vjeçare ka të drejtë për akomodim dhe ushqim në spital si shoqërues, më së shumti deri në 30 ditë. Si mbështetës i fëmijës së hospitalizuar deri në moshën tre vjeçare, për shkak të dëmtimit të vështirë nevojitet shoqërim, një nga prindërit ose një anëtar i familjes ka të drejtë për akomodim spitalor dhe ushqim deri në 30 ditë, për shkak të kujdesit dhe aftësimit për rehabilitim në kushte shtëpiake.

Nëse personi i siguruar gjendet në institucionit spitalor, ndërsa vlerësohet sa më saktë dhe në mënyrë më të përshtatshme mund të trajtohet në një institucion tjetër spitalor, udhëzohet me udhëzim inter-spitalor përkatësisht inter-klinik.

Pas trajtimit spitalor, institucioni shëndetësor spitalor personit të siguruar i jep fletëlëshim dhe këshillë, ndërsa mjekut të zgjedhur udhëzim për trajtim të mëtejshëm.

Udhëzim inter-spitalor, përkatësisht udhëzim inter-klinik nuk mund të lëshohet kur i siguruari udhëzohet të rehabilitimit mjekësor.

I siguruari e nënshkruan faturën për shërbimet e kryera shëndetësore, ndërsa institucioni shëndetësor spitalor detyrohet t’i lëshojë kopje të faturës që e dorëzon te Fondi.

I siguruari detyrohet me fletëlëshim personalisht ose përmes një anëtari të familjes të paraqitet te mjeku amë menjëherë, përkatësisht në afat brenda 5 ditësh.

Në kujdesin shëndetësor spitalor i siguruari mund të realizojë:

  • Ekzaminim dhe trajtim të të sëmurëve dhe të lënduarve me zbatimin e njohurive mjekësore, aftësive, metodave dhe mjeteve për trajtim, trajtim operativ, trajtim me zbatimin e metodave të mjekësisë
  • fizikale, rehabilitim mjekësor, këshilla, kujdes mjekësor dhe metoda të pranuara të mjekësisë tradicionale në kushte spitalore, me qëllim rimëkëmbjen dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore;
  • barna, materiale ndihmëse që shërbejnë për zbatimin e barnave dhe materiale të tjera ndihmëse mjekësore të nevojshme për trajtim dhe akomodim dhe ushqim në kushte standarde spitalore

Kodi i spitaleve të cilat kanë Kontratë pune me FSSHM.

Mënyra si personi i siguruar të shfrytëzojë kujdes shëndetësor spitalor.